Me date 3 shkurt 2022 , Myftinia Puke organizoj ne xhamin e qytetit te Pukes nje ligjerat fetare per nder te tre muajve te mire; Rexhep, Shaban dhe Ramazan si dhe per nder te nates se pare te mire Regaib. Pas faljes se namazit te akshamit, ne predikimin e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani foli mbi naten e pare te mire Regaib si dhe mbi rendesin dhe vlerat e tre muajve te mire. Gjithashtu Myftiu ftoj besimtaret ne berjen e puneve te mira dhe shtimin e ibadetit ndaj Allahut xh.sh. pasi muaji Rexhep dhe Shaban jane lajmerues per ardhjen e muajit te bekuar te ramazanit, prandaj myslimanit i ka hije qe muajin ramazan ta pres me ibadete ndaj Allahut dhe me pune te mira.