Gëzim Kopani ( Myfti i rrethit Pukë )
Në janar të vitit 2005 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë emëron Gëzim Kopanin Myfti të rrethit Pukë, detyrë të cilen e vijon dhe sot. Gezim Kopani ka lindur me datë 01.09.1983 në fshatin Meçe-Pukë. Pas shkollës 8-vjeçare “Migjeni” Pukë , ka vijuar shkollen e mesme në Medresen e Tiranës. Më pas studimet në Stanboll. Pas kthimit në Shqipëri ka ndjekur disa studime dhe trajnime sidomos në fushen e Informatikës dhe të mësuesisë. Shërbimin fetarë Gëzim Kopani e filloj në muajin shtator të vitit 2004 duke u emëruar KMSH imam në xhamin e qytetit të Pukës te cilen e vazhdoj deri në muajin janar të vitit 2005 ku Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e emëron Gëzim Kopanin Myfti të rrethit Pukë. Krahas detyrës së imamit dhe Myftisë Gëzim Kopani nga viti 2005 e në vijim ka dhënë mësime islame në Mejtepin e; Pukës, Fushë-Arrëzit, Qerretit dhe Rrapës. Ndërsa në vitin 2008 Gëzim Kopani emërohet nga Zyra Arsimore e Rrethit Pukë mësues i lëndës së Informatikës. Kështu nga 2008-2013 dha mësim në shkollat: Shkolla 9-vjeçare “Migjeni” Pukë, Shkolla e mesme e bashkur Ndue Pjetri Luf, Shkolla 9-vjeçare Shtjefen Gjeçovi Gomsiqe, Shkolla 9-vjeçare Rrape , Shkollen 9-vjeçare Ali Bytyçi Qerret dhe në fund në Shkollen e mesme Sabah Sinani Pukë. Gjatë këtyre viteve Myftiu Gëzim Kopani dha kontributin të çmuar në; Çertifikimin xhamive dhe tokave vakuf të Myftinisë Pukë si përshembull: Çertifikimin e tokës dhe Rindërtimin e xhamisë së vjetër Kodër Hani Pukë, rindërtimin e xhamisë së fshatit Qerret, Iballe, çertifikimin e xhamisë së qytetit Pukë dhe tokës së saj etj. Gjatë këtyre viteve Myftiu Gëzim Kopani sëbashku me babain e tij H.Qazim Kopani në vitin 1998 rihapen Mejtepin në qytetin e Pukës dhe Fushë Arrëzit për të vijuar me rihapjene mejtekeve në; Qerret, Iballe dhe për herë të parë me hapjen e mejtepit në Rrape. Gjatë këtyre viteve Myftiu Gëzim Kopani krijoj për herë të parë bashkëpunime me institucione të shumta islame siç është; Bashkësia Islame të Republikës së Kosovës, Myftinia Prizren, me Ambasada të vendeve të islame si; Ambasada e Kuvajtit, Turqisë si edhe me fondacione dhe shoqata të ndryshme islame brenda dhe jasht vendit. Falë këtyre bashkëpunimeve çdo vit zhvillohen aktivitete islame, arsimore si dhe ndihma sociale për dhjetra familje në nevojë. Gëzim Kopani është i martuar dhe ka tre fëmije; një djalë dhe dy vajza.
DETURAT E MYFTIUT
Neni 82
(Statuti i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë)
Myftiu drejton dhe organizon të gjithë veprimtarinë e myftinisë. Organizon ceremonitë për festat fetare të besimit musliman.
Ndjek dhe kontrollon veprimtarinë fetare në xhami në juridiksion të myftinisë, për zbatimin e statusit dhe rregullores së brendshme të KMSH-së.
Organizon hapjen e kurseve fetare në xhami e myftini dhe ndjek e kontrollon fuksionimin e tyre.
Interesohet dhe bashkëpunon me besimtarët muslimanë, organet e pushtetit lokal dhe donatorë të ndryshëm për ndërtimin e xhamive në fshatra, komuna ose në qytetet ku nuk ka objekte kulti.
Bashkëpunon me organet e pushtetit vendor në rreth dhe qark për evidentimin, njohjen dhe kompensimin e pronave.
Ngre padi në gjykatë në emër të Komunitetit Musliman të Shqipërisë kundër përsonave fizik ose juridik, që cënojnë interest e myftinisë. Përfaqëson Komunitetin Mysliman të Shqipërisë në proceset gjyqësore.
I propozon Kryesisë së Komunitetin Mysliman të Shqipërisë kandidaturat për emërim e lëvizje kuadri, ulje ne detyrë, masat disiplinor.
Mbikqyrë dhe kontrollon gjithë veprimtarinë fetare të myftinisë.
KONTAKTI I MYFTIUT
- Email: gezimi_01@hotmail.com & gezimkopani@kmsh.al
- Mob: +355685020099
Web & Blog i Myftiut
→ Disa shkrime të Myftiut
Meso fenë islame
Historia e profetëve
Hadithe të përzgjedhura
Agjërimi
Mjekimi sipas mësimeve islame
Fjalor islam
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990)
Kontributi i hoxhallarëve pukjan për Liri e Pavarësi
Xhemal Naipi përfaqesoi Myftinë e Pukës në kongresin e parë mysliman të vitit 1923
Jeta e Zenel Hoxhe Mehaj (1853-1945)
Sadik Prishtina, Hoxha në kujtesen e pukjanëve.
Imam Osman Hoxha , Hoxhë dhe Atdhedashes
Jeta e Imam Elez Hoxha (1910-2002)
Jeta e imam Shaban Rexha
Jete e imam Sahit Hoxha
Jeta e imam Ibrahim Hoxha ( 1922 – 2012 )
Puka,qyteti që vuante mungesen e xhamisë
Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë
Ura e Hoxhës, Gomsiqe-Pukë
Islami dhe Kazaja e Pukës
Disa nga shkaqet e pranimit të islamit në Shqiperi
Xhamia e fshatit Iballe, Pukë
Xhamia e fshatit Lajthize,Puke
Imam Qazim Nushi afro 40 vjet në sherbim të islamit në xhaminë e fshatit Qerret të Pukës.
Mejtepi i xhamise se Iballes
Rëndësia e Mejtepit të Xhamisë së fshatit Qerret Pukë (1892)
Xhamia Rrypë , Pukë (1318 h)
Kalaja e fshatit Flet, Pukë
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet
Dashuria ndaj Atdheut urdhër nga Krijuesi i Gjithësisë
Shaban Rexha, mësuesi shëmbullor i Mejtepeve të Pukës
Mejtepi i fshatit Kabash Pukë para 85 vitesh
Kuvendi (Mexhlis) i Kajmekamit të Pukës
Lista e Myftive dhe Imamëve në Pukë
Çfarë është Hadithi ?
Hadithe te perzgjedhura
Fisi i Kabashit