Gëzim Kopani, Myfti i Pukës
Myftiu i rrethit Pukë që nga viti 2005 është Imam Gëzim Kopani.
Gezim Kopani ka lindur në fshatin Meçe-Pukë më datë 01.09.1983. Ai ka mbaruar Medresen e Tiranës. Për tre vjet ka vazhduar studimet ne Stanboll, më pas në Shqipëri ka ndjekur disa trajnime për mësuesi në fushen e informatikës. Është njohës i gjuhës Turke.
Në vitin 2004 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e emëron Gezim Kopanin imam në Xhaminë e qytetit të Pukës. Ndërsa në vitin 2005 Gëzim Kopani emërohet Myftiu i rrethit Pukë detyrë të cilen vazhdon ta ushtroj edhe sot.
Nga viti 2008 – 2013 ka dhënë mësim në lënden e informatikës në shkollat: shkolla 9-vjeçare “Migjeni” Pukë, shkolla e mesme e bashkur Ndue Pjetri Luf, shkolla 9-vjeçare Shtjefen Gjeçovi Gomsiqe, shkolla 9-vjeçare Rrape , shkollen 9-vjeçare Ali Bytyçi Qerret dhe në shkollen e mesme Sabah Sinani Pukë. Gjithashtu Gëzim Kopani ka dhënë mësime pranë qendrës BKI Pukë në lëndet: Kur’an, Histori Islame, Hadith etj.
Gëzim Kopani është i martuar dhe ka tre fëmije; një djalë dy vajza.
Per me shume mund te klikoni ketu: http://gezimkopani.com/
Ose ne blog duke klikuar ketu: https://gezim-kopani.blogspot.com/
_________________________________________________________________________________
DETYRAT E MYFTIUT
Neni 82
Myftiu drejton dhe organizon të gjithë veprimtarinë e myftinisë. Organizon ceremonitë për festat fetare të besimit musliman.
Ndjek dhe kontrollon veprimtarinë fetare në xhami e juridiksionit të myftinisë, për zbatimin e statusit dhe rregullores së brendshme të KMSH.
Organizon hapjen e kurseve fetare në xhami e myftini dhe ndjek e kontrollon fuksionimin e tyre.
Interesohet dhe bashkëpunon me besimtarët muslimanë, organet e pushtetit lokal dhe donatorë të ndryshëm për ndërtimin e xhamive në fshatrat, komunat ose në qytetet ku nuk ka objekte kulti.
Bashkëpunon me organet e pushtetit vendor në rreth dhe qark për evidentimin, njohjen dhe kompensimin e pronave.
Ngre padi në gjykatë në emër të Komunitetit Musliman kundër përsonave fizik ose juridik, që cënojnë interest e myftinisë. Përfaqëson KMSH në proceset gjyqësore.
I propozon Kryesisë së KMSH kandidaturat për emërim e lëvizje kuadri, ulje ne detyrë, masat disiplinor.
Mbikëqyr dhe kontrollon gjithë veprimtarinë fetare të myftinisë.
Myftinia Puke zhvilloj me date 20 shkurt 2021 mbledhjen e radhes te Keshillit. Ne mbledhje u diskutua Analiza vjetore e punes per vitin 2020, Plani vjetor i punes per vitin 2021. Pasi u diskutuan disa çeshtje , keshilli mirtoj analizen dhe planin e punes per vitin 2021. Per me shume kliko ne kete link: http://myftiniapuke.org/?page_id=12296 Share