Kabash

Xhami e Kabashit,Fotografi e bere ne vitin 1960.

Fshati Kabash ndodhet në rrethin e Pukës dhe është fis i parë në shtatë Bajrakët e Pukës. Ndërsa në 12 fiset e veriut të Shqipëris pas Hotit dhe Oroshit, Kabashi rënditet fis i tretë.
Fisi i Kabashit përmendet si ndër fiset e para që pranoj besimin islam. 
Për hapjen e besimit islam në Kabash, tradita tregon se i pari që përqafoj islamin ishte Hader Leka .
Në  fillim banorët e Kabashit besonin në bestytni të ndryshme pagane si: Ora e MaleveOra e ShtepiseZanatDragoj etj për të vijuar me ardhjen e besimit kristian i cili ndërtoi në Kabash kultet e tij. Ndërsa besimi islam në Kabash erdh gjatë kohes osmane (pas vitit 1458) e veçanarisht islami u hap nga tregtarët musliman që përshkruanin Rrugen e Karvanave apo siç njihet ndryshe Rruga e Madhe e cila kalonte përmes fshatit.
Sipas arkivit të Myftinisë Pukë por edhe të kujteses popullore të mysliamaneve, rreth vitit 1500-1523 tek vendi i quajtur Lam Lushaj u ndërtua për herë të parë prej druri një Mesxhid (sall lutjesh për myslimanët). Më vonë, rreth vitit 1600 u ndërtua me mur guri xhamia e fshatit Kabash. Xhamia u ndertua fal kontributit të myslimanëve vendas dhe atyre që përshkruanin rrugen e madhe dhe disa hoxhallarë shëtitës (të tillë janë quajtur hoxhallarët të cilë kryenin shërbime fetare me kohe të pjesshme psh. faljen e teravive, bajramet etj). Xhamia u ndërtua një kat e gjysëm. Ajo ka pas minare, mihrab, mimber dhe hajat. Xhamia Kabash është dëtuar dy herë dhe po aq herë është rindërtuar.
Sipas historianëve fshati Kabash ka qënë një ndër qendrat më të banuara në veriun e Shqipërisë . Sipas një legjende thuhet se: “Aq i populluar ishte fshati Kabash saqë prej Qaf Ajtyrës (diku afer Fushe Arrëzit) deri në Qafë Errgjasë (diku afer fshatit Qelez) ka pas ec macja nga çatia në çati.
Regjistrimet e vitit 1591Nahijen e Pukës ka pasur 23 fshatra të cilat kishin 355 zjarre (shtepi), 11 familje i përkisnin besimit musliman. Prej ketyre 3 ishin ne Qerretin e Eper2 ne Qerretin e Poshtem dhe Koman dhe 2 në Shënkollë (Delmacve) , 1Shinpal -Shën Pal (Kabash), Rrape dhe dy familje me nga një beqar.  Në Kabasht më 1637 kishte tre familje agallarësh, gjithsesj nga 24 familje. Nga këto 12 i përkisnin besimit islam. Pranë xhamisë u ndërtua godina e Mejtepit (shkoll islame në të cilen përveç mësimeve islame mësohej shkrim, lexim, dhe dijet bazë mbi shkencen).

Përveç objekteve fetare dhe arsimore në Kabash thuhet se ka pas katër hane. Ndër ta përmenden; Hani i Bajraktarit dhe Hani i Hoxhës
Sipas të dhënave të shek. XVII vërehet shtimi i familjeve myslimane kjo e ndikuar edhe nga tregtarët myslimanët, gjë e cila hedh posht pretendimet e atyre që thonë se islami është hap me dhunë. Nëse lexojmë historin pa emocione do dallohet fare lehtë bashkjetesa fetare në Kabash dhe më gjërë. Kjo gjë vërehet edhe në relacionet e Ipeshkvit katolik Frang Bardhi i cili shkruan: “Agai (Dizdari i kështjelles së Dukagjinit) ka tre vllazen të krishter të martuem me një turk, që asht ba ma vonë. Gruja e agës asht një e krishten e urtë, dhe e mirë.” Apo kur flet mbi kontributin e myslimanëve të cilët ndihmuan për restaurimin e kishës. 

Vjetërsin e besimit islam në fshatin Kabash dhe më gjërë e faktojnë edhe varrezat e vjetra muslimane të cilat janë mbi 300 vjeçare. Varreza të vjetra myslimane i gjen edhe sot në: Qerret, Grykë HadrojRrypë, KryeziFlet , Lajthizë , Blerim etj. 

Sipas kujteses popullore, Kabashasit janë të hershem shumë.  Sipas Robert Elsie thuhet se Kabashi me pare eshte quajtur Gabasu duke e permenderu “fortezza di legno in monte” d.m.th; “fortese e drunjtë malore“. Ndërsa ne vitin 1688 në harten e hartografit venedikas Françesko Maria Koronelli e permend me emrin Kabasci. Ndersa sipas te dhenave te tjera Kabashi ka pas emrin Shën Pal etj. Historianët kan shkruar se fshati Kabash i Pukës u  u popullua nga kater vellezer te ardhur nga Kolonja e jugut te Shiperise. Kur kater vellezerit arriten ne Kabash ato qgjeten shtepin e Manushit dhe Ziu , Dukagjini dhe Gjerës kjo e fundit nuk ka pas pasardhës. 
 Fisi i Kabashit mund të këtë mirguar në fillim të viteve 1500. Baron Nopça mendon se paraqitja e tyre në rajonin e jug të Drinit ka ndodhur para vitit 1600. Fisi Kabash tradicionalisht përbëhet nga katër familje kryesore: Kokaj, Qafaliaj, Lushaj dhe Hadroj. Sipas kujteses popullore, këto familje rrjedhin nga: Koke Leka, Qaf Leka, Lush Leka dhe Hadër Leka të cilet u vëndosen në pjesë të ndryshme të territorit të sotshem të Kabashit. Sipas historianëve, vellai më i madh Koka, ishte tërbuar kur kishte dëgjuar se vellai i vogel Hadri ishte ba mysliman, ndaj Hadri i frikesuar nga mllefi i vëllaut (Kokes) vëndos të largohet për në Dardani (Kosove), por Koka i vihet pas dhe e zë tek ura Ura e Vezirit mbi Dri ku e vret Hadrin. Fisi i Kabashit reagoi ashpër kundër vrasjes që Koka kishte bërë, ndaj Kuvendi i Kabashit vëndos tia heq Kokës postin e Kryetarit për tia dhënë vellaut të dytë, Qafa Lekes, familja e të ciliet po ashtu pranoj besimin islam. Sipas një dokumenti osmane të vitit 1571 përveç disa besimtarëve në Kabash përmendet në Rrape një me emrin Gjin Kabashi i cili kishte 20 shtepi në të cilat edhe mysliman.
Gjatë sundimit të Bushatlinjëve në Shkodër, nga fundi i shekullit të 18-te dhe fillim i shek.19-te, Kabashi u bë fisi i treti për ka rëndësia në 12-te fiset e  Veriut të Shqipërisë, pra pas Hotit dh Oroshit i treti ishte Kabashi i Pukës.  Sipas Ivan Stepanoviq Jastrebov (1839-1894) ka shkruar se më 1736 disa banor të Prizrenit kan origjinen nga stërgjysherit e tyre të ardhur nga Janina katërqind vjet më parë.
” Ndërkoh disa historian të Kosovës nuk ndajnë të njëjtin mendim.

Si pasoj e zhvillimeve besimi islam filloi te ze vend ne shomie te familje te fisit ku mund te permenden: Qafaliaj, LushajtHadrojt e te tjere. Po ashtu mund te permenden ;  Lluket, Preçat si; KopajtLaçajt etj . Duke shikuar renditjen e brezave tek Lushajt, Llukete, Kopani, Laçajt verejme se brezat shkojne si mysliman deri tek viti 1650. Per hapjen e besimit mysliman ne Kabash eshte interesant shkrimi i Edit Durham ku shkruan: “Kabashi, musliman.” 

Pse u ndertua xhamia ne Lam Lushaj ?

Lamë Lushaj eshte vend “mira” pa pronar, tokë e dhuruar nga banoret.  Pikerisht ne kete vend u ndertua Xhamia e Kabashit dhe përball xhamisë u ndërtua Mejtepi i Kabashit. Per shkak të numrit të lartë të besimtarëve që frekuentonin xhamin por dhe të fëmijëve në Mejtep xhamia u kthye qendra e fshatit Kabash. Në hajat të xhamis zhvillohej kunvendi i Kabashit, nga aty fillonte panairi.  Banorë e fshatit Kabash veçanarisht myslimanët i mbajn mend mirë historin e Kabashit, historin e besimeve, traditat etj. Nje nga keto ka qene edhe Musa Lluka (Në vitin 2004 ka qenë antarë i Këshillit të xhamisë Pukë) që thoshte: “Xhamia dhe Mejtepi i Kabashit jane te hershme shume. Te paret e shtepis time e kan njohur edhe imamin e xhamis hoxhë  Imam Sadik Prishtina i cili erdh në Kabash rreth vitit 1912.

Xhamia Kabash , Puke . Nga arkivi i Myftinise Puke .
Xhamia Kabash , Puke . Nga arkivi i Myftinise Puke .

Kontributi i myslimaneve në hapjen e shkollës së parë shqipe në Kabash

Ashtu sikurse xhamia edhe Mejtepi i Kabashit është i hershem shumë. Përball xhamisë u ndërtua godina e Mejtepit. Aty hoxhallarët e xhamis jepnin mësim në shkrim e këndim. Mejtepi ishte qendra me e rëndesishme për nxënjen e dijeve. Si pasoj e levizjve politike Mejtepi u mbyll per tu rihapru ne vitin 1914 nga imami Sadik Prishtina i cili pasi përfundoi për mësuesi normalen pedagogjike të Elbasanit u emrua zyrtarisht nga shteti mësues në Kabash. Imam Sadik Prishtina me miratimin e Myftinisë Pukë krahas mësimeve islame e përdori godinën e Mejtepit të xhamis edhe si shkoll shqipe.  Mejtepi dhe Shkolla shqipe vijoj në të njejten godin edhe gjate pushtimit Austro-Hungarez (1915-1918)
Nga mejtepi i Kabashit dolën nxënës dhe mesues të njohur ndër to edhe imam si: Shaban Rexha , Sahit Hoxha etj. Sipas të dhënave në vitet 1914-1916 Mejtepi i Kabashit kishte 17 djem dhe 6 vajza të moshës 7-15 vjeç.

Në xhamin e fshatit Kabash shërbyen si imam: Sahit HoxhaZenel HoxhaHaxhi Bajram Haziri  i cili ka qenë edhe myezin për pak kohë, muezin Haxhi Barxhani etj. Xhamia e fshatit Kabash ka shërbyr për myslimanët e MeçesKrovësBuhotit dhe Llukëve

Kabashi ndahet ne dy bajraqe Pukë dhe Kabash

Bajraku i Pukës në vitin 1900 ka pasur 700 musliman dhe 910 katolik. Bajraku i Kabashit në vitin 1900 kishte 940 banore të ndara  50 % musliman po aq katolik. Në regjistrimet e bërë nga Austro Hungaria ne vitin 1918 del se Kabashi ka pasur 223 shtepi dhe gjithsej 1494 banore duke përfshir vendet si: KabashQelezBicajHadroj, RrapeRrypë dhe Micoj.Në vitin 2007 Myftinia e rrethit Pukë arriti të rimarr token e xhamise duke bërë çertifikimin e xhamisë  me sipërfaqe 204 m2.

Shënim: Më posht ju paraqesim disa aktivitete që Myftiu i Pukës Gëzim Kopani ka zhvilluar me besimtarët mysliman në fshatin Kabash si dhe projektet sociale në ndihmë ta banorëve të fshatit Kabash pa dallim.

Pas takimit ne fshatin Kabash, Puke. (Fotografi e bere tek xhamia e fshatit Kabash)
Gjate takimit me besimtaret ne fshatin Kabash, Puke
Xhamia Kabash,Puke (02.11.2015)
Vendi ku ka qene Mejtepi i Xhamise se fshatit Kabash
Xhamia e Kabash
Sadik Prishtina (imam i xhamis Kabash)
Haxhi Barxhani (ish muezin i xhamis Kabash , Puke )
Xhamia e fshatit Kabash. Viti 1960
Fotografi e bere tek varrezat e vjetra te myslimane ne Kabash,Foto e vitit 1960
Gurë varri i varrezave te vjetra myslimane te fshatit Kabash , Puke . (1940)