Meçe

Çdo here ritet fetare islame fshati Meçe – Puke i ka kryer ne xhamin e fshatit Kabash Puke. Po ashtu sherbesat e tjera islame jane mbuluar nga imamet e xhamis se fshatit Kabash. Nderkohe jo me pak se 2 here ne vit imamet e xhamise se fshatit Kabash kan kryer predikime , mevlude dhe falje namazi ne xhamin e fshatit Meçi. Nderkohe femijet e ketij fshati renditen nder me te rregulltit ne marrjen pjese ne Mejtepin e fshatit te Xhamise Kabash.

20180531_181741

Sic dihet prej fshatit Meçe ka pas tradit te shkelqyer islame, kjo vihet re ne nxjerrjen e figurave islame si:  Adem Hxhia(Kopani) muezin ne xhamin e fshatit Kabash si dhe ne xhamin e Koder Hanit Puke, H.Qazim Kopani ish-administrator i Myftinise se rrethit Puke si dhe ka sherbyer per nje kohe te gjate Muezin ne xhamin e qytetit te Pukes po ashtu nga ky fshat ka dal drejtuesi i larte i fese islame ne rreth  imam Gezim Kopani i cili aktualisht eshte Myfti i rrethit te Pukes.

Me poshte mund te lexoni disa te dhena shtese per fshatin Meçe

Fshati Meçe-Kabash, Puke. Fotografi e vitit 1967
Fshati Meçe-Kabash, Puke. Fotografi e vitit 1967

Fshati Meçe eshte nje fshat qe shkon me fshatin Kabash. Fshati Meçe ka keto lagje: Krovë, Klos, Ngarel. Kohe me pare ne kete fshat kishte rreth 30 shtepi. Aktualisht (2019) ne kete fshat banojne rreth 5 familje. Me pare fshati Meçe ka qene i njohur si stanet e fshatit Kabash. Fshati Meçe ka qene 100 % mysliman ashtu eshte edhe sot. Banoret e fshatit Meçe kan dal nga fshati Kabash. Fshati Meçe eshte rreth 250 vjeçar. Ky fshat njihet per : boronicen, qershin e egra, luleshtrydhen, burimet e ujit sidomos ai i Mides, per malin e Krrabit (Mida) etj.

Nxenesit e fshatit Meçe Puke ne Mejtepin e fshatit Kabash-Puke. Fotografi e vitit 1935
Nxenesit e fshatit Meçe Puke ne Mejtepin e fshatit Kabash-Puke. Fotografi e vitit 1935

Fotografia i perket vitit 1935 dhe eshte bere ne fshatin Kabash Puke. Ne fotografi jane grupi i nxenesve te fshatit Meçe-Puke.
Ne fotografi jane:

Nga e djathta: Bajram Istref Arifi, Bajram Isuf Llukaj, Rexhep Cina.
Poshte nga e majta: Ali Hasan Furriku, Jemin Ramadan Kopani, Sadik Adem Gjura dhe Brahim Tahir Lluka.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Burimi: https://gezim-kopani.blogspot.com/2020/07/mejtpet-e-rrethit-puke-dhe-roli-i-tyre.html