Myftinia Puke vijon mbeshtetjen sociale per familjet ne nevoj. Pasi u ndihmuan disa familje me ushqime ndelesa e fundit e Myftiut Gezim Kopani ishte tek nene Farije Peca ne fshatin Lajthize. Nene Farija eshte 68 vjece, jeton ne nje dhome tek nje shtepi e huaj e cila pothuajse eshte e pabanueshme. Ajo nuk ke askend. Sic tregon ajo: Jeton vetem me te falurat qe i dhurojne te tjeret pasi te adhura ka vetem 2000 lek te vjetra.
Myftiu Gezim Kopani i cili shoqerohej edhe nga bashkefshatar te ketij fshati u shpreh i shqetesuar per kete gjendje shume te mjeruar. Myftiu tha se: “Pervec ndihmave qe sollem sot nenes Farje, Myftinia Puke do marr nisma qe ajo te ndihmohet edhe me shume pasi ajo ka nevoja te shumta si; ushqime, sobe, divana, jorgana, tapet, tavolin, restaurim te dhomes, vendosje dritaresh e dyersh etj. Me kete rast ftojme te gjithe ato qe kan mundesi qe ti bashkohen nismes tone per ta ndihmar nene Farijen.”
Si ky rast jane mbi 30 familje ne rrethin e Pukes qe jetojne ne kushte ekstreme.
Puke, Lajthize; 30.11.2016