Mesazh urimi i Myftiut të Pukës Gëzim Kopani me rastin e muajit Ramazan

MESAZH URIMI I MYFTIUT TË PUKËS GËZIM KOPANI ME RASTIN E MUAJIT RAMAZAN

Bismilahir Rahmanir Rahim!
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit dhe Mëshirëbëresit!

Të nderuar besimtar mysliman të rrethit Pukë!
Kam kënaqësin t’ju njoftoj se nesër datë: 02 prill 2022, fillon muaji i bekuar i ramazanit. Në këtë muaj të gjithë myslimanët shtojnë ibadetin drejtuar Allahut xh.sh, pasi muaji ramazan është mirësi për të gjithë ato që agjërojnë, i bëjnë lutje Allahut, bëjnë punë të mira, ndihmojnë të tjerët duke dhënë sadaka dhe largohen nga e keqja.Profeti Muhammed a.s. ka thënë: “Me fillimin e muajit ramazan Allahu xh.sh. mbyll dyert e zjarrit dhe hap dyert e xhennetit. Me të filluar muaji ramazan meleket e Allahut xh.sh. i drejtohen njerëzimit duke u thënë: O ti njeri që kërkon mirësin e Allahut, eja në lutje dhe adhurim ndaj Allahut pasi Allahu do ju pranoj lutjet tuaja! O ti që kërkon të bësh keq, hiq dorë nga puna e keqe pasi Allahu është falës e shpërblyes i madh!”Prandaj, ky muaj le të edukoj shpitrat dhe zemrat tona. Ti lutemi Allahut për mirësi, shëndet, bereqet dhe pranim të lutjeve.Në përfundim, ju uroj agjërimin të begat dhe të pranuar tek Allahu xh.sh! Dhe një herë urime muajin e ramazanit! Allahu ua pranoftë lutjet!

Gezim KOPANI
(Myfti i rrethit Pukë)

Leave a Reply