Vazhdon shpërndarja e mishit të Kurbanit në Pukë.

Myftinia e rrethit Pukë me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Dijanetit të Turqisë është mundësuar bërja e disa kurbaneve në qytetin e Pukës.

Myftiu i Pukes Gezim Kopani dhe perfaqsuesi i Diyanetit Turke Isa Kose duke shperndar mish kurbani.16.10.2013
Myftiu i Pukes Gezim Kopani dhe perfaqsuesi i Diyanetit Turke Isa Kose duke shperndar mish kurbani.16.10.2013

Siç është bërë tashmë traditë Myftinia  Pukë me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Dijanetit Turk organizohet bërja e disa kurbaneve. 

Pjesë e shpërndarjes së kurbanit ka qenë edhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani si dhe përfaqësuesi i Dijanetit Turk Isa Kose.

Myftiu i Pukës Gëzim Kopani ka falendëruar Dijanetin e Turqisë i cili  u gjet pranë në këto ditë feste myslimanëve pukjanë. Myftinia e rrethit Pukë me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë do vazhdoj të zhvilloj aktivitete të tilla, tha Myftiu Kopani.

Gjatë vizitës së  tij në Pukë përfaqësuesi i Dijanetit Turk Isa Kose ka falendëruar Myftininë e Pukës mbi organizimin e shpërndarjes së Kurban Bajramit. Kose ka preferuar të jetë pjesë e shpërndarjes së  kurbanit në  disa familje në  nevojë. Nga kjo shpërndarje përfituan mbi 150 familje në nevojë.

Mishi i kurbanit është shpërndarë në qytetin e Pukës dhe në disa fshatra.

Thirrjes së Myftinisë  Pukë  për të ndihmuar familjet në nevojë i është bashkuar : Compassion Help Center, Sait Fishta, E.H. G.K dhe Xhevat Vataksi të cilët kan dhuruar disa dele për kurban.
Nga të gjitha shpërndarjet e kurbanit, që ka bërë Myftinia Pukës ,  kan përfituar rreth 400 familje.

Kurban 2013
Kurban 2013

Leave a Reply