Myftinia Pukë, shperndan mish kurbani në fshatrat e Pukës

Duke shperndare mish kurbani ne Fush-arrez. 15.10.2013
Duke shperndare mish kurbani ne Fush-arrez.
15.10.2013

Myftinia e rrethit Pukë në bashkëpunim me shoqaten “Istanbul” në diten e parë dhe të dytë të Kurban Bajramit kan organizuar therrjen dhe shpërndarjen e mishit të kurbanit.

Sapo është kryer falja e namazit të Kurban Bajramit grupi i punës i ngritur nga Myftinia Pukë ka filluar me therrjen e kurbaneve.

Më pas nën kujdesin e Myftiut të Pukës Gëzim Kopani si dhe të Këshilltareve të Myftinisë Pukë është bërë shpërndarja e mishit të kurbanin në Fush-arrez, Rrape, Dedaj, Lajthizë etj.

Kurbanat u siguruan nga Shoqata “V.H.K.Istanbul” ku perfituan rreth 200 familje të varfra në rrethin e Pukës.

Shoqata “Istanbul” prej vitesh ka mbeshtetur disa aktivitete të Myftinisë  Pukë.

Iballe
Iballe

 

 

Iballe
Iballe

 

 

Pergatitja e mishit te Kurbanit 15.10.2013
Pergatitja e mishit te Kurbanit 15.10.2013

Leave a Reply