Myftiu Gezim Kopani takim me Personat me Aftesi te Kufizuar.

IMG_3113
Myftiu Kopani duke pershendetur takimin

Ne ambjentet e shoqates se “Paraplegjikeve dhe Tetraplegjikve” Puke u perkujtua sot dita boterore e Personave me Aftesi te Kufizuar.

Ne kete takim ishte i ftuar edhe Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani si dhe drejtues te institucionit te Prefektit etj.

Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani tha: “Sot eshte dita bote e Personave me Aftesi te Kufizuar! Kjo eshte dita ku shtrasa juaj te ngrej zerin per me shume vemendje ndaj shtreses suaj. Duke ju falenderuar per ftesen nen cilesin e Myftiu dua tju percjell angazhimin tone ne ndihme te njerezve ne nevoj, para dhe tetraplegjikeve. Dyert e institucionit tone jane te hapura cdo here per ju dhe jo vetem.

Me mundesit tona, nder vite  Myftinia e rrethit Puke ka ndihmuar shtresen tuaj. Gjate ketij viti jane ndihmuar me pako ushqimore, mjete shkollore etj mbi 40 familje qe kan pjestar me “aftesi te kufizuar” me konkretisht ne: Puke, Fush-arrez, Qerret, Rrape etj.

Edhe ne vazhdim strukturat e Myftinise se rrethit Puke do ju vi ne ndihme kesaj shtrese me qellim zbutjen e brenges sociale e shpirterore te kesaj shtrese.”
Fjale pershendetese mbajti Famullitari i Kishes Katolike Puke, n/Prefekti i Pukes si dhe kreu i shoqates se Paraplegjikeve dhe Tetraplegjikeve Puke Mark Bardhoshi. Ne fjalen e tij Bardhoshi falenderoj organizatorin e ketij takim Artan Zaja. Po ashtu kreu i shoqates falenderoj per ndihmen e dhene  Famullin e Pukes si dhe Myftinine e rrethit Puke .

Ne diten boterore te Personave me Aftesi te Kufizuar kesaj shoqata ju dhuruan disa kompjutra te ri ku brenda muajit dhjetor  2014 do mundesohet edhe hapja e nje qendre interneti vetem per personat me aftesi te kufizuar.

Puke 03.12.2014

IMG_3112
Myftiu Kopani duke pershendetur takimin
IMG_3120
Myftiu Gezim Kopani & Famullitari i Kishes Puke fotografi me personat me aftesi te Kufizuar

Leave a Reply