Ngjarjet ne Parise,Myftiu:Per ne eshte ligj qe te mos vritet njeri me pa te drejte

Ka reaguar Myftiu i Pukes Gezim Kopani ne lidhje me ngjarjet e Parisit. Sot 15.11.2015 ne Xhamin e Pukes pas namazi te akshamit Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani  ka reaguar per ngjarjet ne paris ku nder te tjera tha:

“Aktet te cilat po degjohen dhe shikohen sot nuk kan asnje lidhje me fene islame. Nuk mund te fajsohet nje fe se dy apo tre a me shume indivit permendin terma te fese islame, pasi nuk eshte e veshtir te mesohen dy fjal sot. Prandaj ne te gjithe sebashku e kemi obligim qe nepermjet mexhliseve sic eshte ky  te japim mesazhe te qarta, te pasterta, mu ashtu sic permend Allahu ne Kur’an se: “Kush e mbyt nje njeri pa te drejte, pa pase mbytyr ai ndonje tjeter dhe pa pase bere ai ndonje shkaterrim ne toke, atehere krimi i tij eshte si t’i kishte mbytur gjithe njerezit.”(El Maide 32) Prandaj tek ne myslimanet eshte ligj qe te mos vrasin njeri me pa te drejte. Madje Allahu ne Kur’an thote: “Dhe kush behet shkak qe te jete ai gjalle eshte si t’i kishte shpetuar te gjithe njerezit.”(El Maide; 32)

Date; 15.11.2015

Leave a Reply