Nënkryetari dhe Kancelari i Komunitetit Mysliman vizitë pune në Myftininë e Pukës.

Sot me datë 02 qershor 2015, N/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z.Bujar Spahiu si dhe nga Kancelari i Komunitetit Myslian të Shqiperisë z.Ylli Cikalleshi

02.06.2015
02.06.2015

zhvilluan një vizitë punë në Myftininë e rrethit të Pukës, ku u pritën nga Myftiu Gëzim Kopani dhe disa antarë të Këshillit të Myftinisë Pukë.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, u analizua shqetësimi i fundit që Myftinia Pukë ka pasur në lidhje me bllokimin e rrugës që i është bërë xhamisë së qytetit të Pukës. Ndërkoh Myftiu Gëzim Kopani informoi zyrtarët e KMSH-së mbi hapat e ndjekura deri tani lidhur me këtë problem.

Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe disa çeshtje të tjera të Myftinisë Pukë si dhe për planin e punës për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Leave a Reply