Nata e mirë Regaib

Xhamia Koder Hani – Puke

Nata e mire Regaib eshte nata qe lidh naten e enjte me diten e xhuma.(1) Ne te njejten kohe fillon edhe muaj i madh Rexhep per te vijuar me pas me muajin Shaban dhe me pas mbretin e muajve , muaji Ramazan.(2) Regaib eshte shumesi i fjales arabe “ragibe” qe do te thote; deshire,pra besimtaret shprehin deshiren e tyre me lutje dhe dua drejtuar Allahut xh.sh. per falje te gjynaheve, dhenie te miresive etj. Kjo nate e mire merr vlere te veçante per vete faktin se ajo bie ne muajin e bekuar te Rexhebit , muaj ne te cilin bie dhe nata e dyte e mire , nata e Israse. Pavarsisht mendive te ndryshme nata e pare e mire Regaib shenohet ne kalendarin islam si nate e veçante.  Perveç kesaj nate, ne kalendarin islam kemi dhe netet e tjera si: Nata e Isras, nata eBeraetit, nata e Kadrit dhe per te vijuar me: Diten e xhumaArafatiAshuraDhjetet ditet e Dhul HixhesFiter Bajrami dhe Kurban Bajrami.
Ne lidhje me muajin rexhep ne te cilin bie nata Regaib dhe nata e Isras kemi nje trasmetim ku profeti Muhammed a.s. ka bere kete lutje (dua): “Allahumme berik lena fi rexheb ve shaban ve beligna ramadan” d.m.th: “OAllah! Na bej te bekuar (na jep miresi) muajin Rexhep dhe na mundeso te arrijme muajin e bekuar te ramazanit.” (Ahmet b. Hanbel, Musnedi 1)

Çfare duhet bere ne kete nate?

Si çdo here myslimanet e kan obligim (farz) ti drejtohet Allahut xh.sh. me adhurim, ibadet, tevbe (pendim)  krahas ketyre qe jane obligim ata kryejn dhe vepra te tjera te mira te cilat nuk jane obligim por qe i japin sevape myslimanit siç jane; dhenia e sadakas, ndihma ndaj nje personi, vizita e ndonje te semuri, kryerja e ndonje vepre te mire etj. Keto jane nder ato gjera (dhe jo vetem) qe myslimi duhet ti bej jo vetem gjate muajve apo neteve te mira por gjate gjithe jetes se tij. Prandaj  eshte parim qe myslimani nuk i ben ibadet Allahut xh.sh. me hope, apo kur te deshiroj, ose vetem kur vijne muajt e mire apo netet e mira. Muajt dhe netet e mira jane nje shtys qe nxisin mysliman per ti bere sa me shume ibadet Allahut xh.sh. 
Duhet sqaruar se transmetimet per naten Regaib jane te dobeta dhe mbi kete nate jane thene edhe shume trillime si psh; ne zonen tone disa marrin hudhren dhe e fusin ne xhep me qellim qe mos ze ndonje e keqe. Ky lloj veprimi nuk ka asnje lidhe me fene islame dhe as me netet e mira islame.


Gezim KOPANI
(Myftiu i rrethit Puke)

Marr nga https://gezimkopani.blogspot.com/2011/05/miresia-e-nates-se-pare-regaib.html

_________________
1.Sipas kalendarit henore islame, dita e re fillon pas namazit te akshamit. Per ta argumentuar kete kemi hadithin e Profetit a.s. i cili teksa fliste mbi naten e Isras, ka treguar se “Allahu xh.sh  zbret ne qiellin e dynjas ne kohen e akshamit...”
2.Sipas tradites, netet e mira cdo here jane te shenuara sipas kalendarit Hixhri, ku nata e mire fillon me hyrjen e namazit te akshmit .

Leave a Reply