Myftiu i Pukës Gëzim Kopani zhvilloi një vizitë zyrtare në Bashkin Pukë.

Sot datë 17 gusht 2015 Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i shoqëruar nga Anëtaret e Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë Xhemal Meçi, Bekim Sokoli, Murat Qoba dhe Erjon Syla zhvilloi një vizitë zyrtare në  Bashkin e Pukës.

Myftiu u prit nga kryetari i ri i Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj si dhe N/Kryetari i parë Artan Zaja. Myftiu i Pukës Gëzim Kopani në fjalen e tij uroj kryetarin e Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj për detyren e re, ku ndër të tjera tha: “Në emër të besimtarëve mysliman të Myftinisë Pukë më lejoni t’Ju urojmë për zgjedhjen Tuaj Kryetar të Bashkis Pukë. Tashmë bashkëqytetarët, ju kanë dhënë në dorë fatin e administrimit publik të jetës së tyre. Kemi besim se zgjedhja e Juaj si Kryetar i Bashkisë Pukë do jeni bashkëpunues me Ta, me Ne dhe dhe me të gjithë elementet që përbëjnë atë që quhet Bashki.

Po ashtu Myftiu Gëzim Kopani kërkoi mbeshtetjen e Bashkisë Pukë në zgjidhjen e disa problemeve që Xhamia e Re Pukë ka hasur kohët e fundit si dhe mundësimine çertifikimit të tokës së kësaj Xhamie duke pasur parasysh faktin që ajo është tokë shtet. Po ashtu Myftiu kërkoi pelqimin e Bashkisë Pukë në disa projekt ide që Myftinia e rrethit Pukë mendon ti realizoj.

Kreu i Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj falenderoi Myftiun si dhe delegacionin shoqërues për viziten e bërë. Kreu i Bashkisë Pukë Gjonaj ndër të tjera tha: “Për zgjidhjen e çeshtjes së pronës së xhamis Pukë do ndjek rrugen ligjore. Xhamia e Pukës që në fillimet e saj  kur është dhuruar toka , ka pasur probleme të medha. Nga ana ime deklaroi se çdo mysliman i rrethit të Pukës do të këtë mbeshtetjen maksimale për çdo problem që ato do të kenë. Sa i perket çeshtjes së marrjes së pëlqimeve nga Bashkia e Pukës për projekt idetë që Myftinia Pukë kërkon, ju sqaroj se ato do ti keni. Për xhamin e Koder Hanit do të realizohet projekti që ajo të shfrytezohet jo vetem për besimtarët por edhe për vlerat e saj historike. Mendoj se brenda gjasht muajve do zgjidhet edhe çeshtja e xhamisë Pukë.”

Pukë; më 17.08.2015

Leave a Reply