Myftinia Puke shtron iftarin zyrtar ne qytetin e Pukes

Myftinia Puke shtroi ne qytetin e Pukes iftar zyrtar ku perveç disa agjeruesve kishte te ftuar drejtues te institucioneve dhe subjekteve politike, arsimore dhe kulturore. Ne fund te iftarit Myftiu Gezim Kopani pasi falenderoi te pranishmit per pranin e tyre si: Kreun e Bashkise Puke Gjon Gjonaj, Perfaqsusin e Kishes Katilike Dod Marinaj, N/Prefekten Besmira Aliaj, Drejtoreshen e Koviktit dhe Qerdheve Zenepe Laçi, drejtoreshen e Kopshtit Mirela Syla Terbuni, kreun e subjektit politik te PL-se Demir Syla, kreun e PS Pajtim Zeqiri dhe Anjeza Doda, te PSD Alfons Gjergji etj, nder te tjera Myftiu tha: “Ky ramazan eshte i veçante per institucionin tone, pasi perkon me 100 vjetorin e Themelimit te KMSH-se dhe te Myftinise Puke. Siç dihet, Myftinia Puke eshte nder institucionet me te vjetra te rrethit Puke. Ajo perveç aktiviteteve fetare mbulon me aktivitete shume sfera te jetes si; ndihma sociale, arsimore, kulturore etj. Ndaj si e till, jemi gjendur prane dhjetra familjeve ne nevoj, mu ashtu siç na udhezon Allahu xh.sh, dhe Profeti a.s. Nga ana tjeter Myftinia Puke çdo here ka qene, eshte, dhe do jete bashkepunuese dhe respekton te gjitha institucionet shteterore, fetare dhe jo fetare, por nga ana tjeter presim gjithashtu respekt te ndersjellt dhe te mos behen diferencime fetare dhe jo vetem.” Puke, 12 prill 2023

Leave a Reply