Me organizimin e Myftinise Puke sot 24 mars 2018, dhe me mbeshtetjen e Shoqates Vellazerore Humanitare Kulturore Istanbul u zhvillua me grate e qytetit te Pukes simpoziumi me teme: “Vlerat e Neteve te Mira”
Aktiviteti u hap ajete Kur’anore per te vijuar me nje dokumentare mbi rendesin e lutjes (duase). Nen moderimin e Esma Llukes aktiviteti vijoi me fjalen pershendetese te kryetare se Forumit te Gruas Mysliman prane Myftinise Puke Erjola Kopani e cila pasi falenderoi te pranishmit ne aktivitet duke pasur parasysh edhe motin, nder te tjera tha: “…Muajit e shenjte si dhe netet e mira jane pergatitje per ne per pritjen e muajit Ramazan . Prandaj pritja me e mire e muajit Ramazan behet duke shtuar ibadetet, shkuarjen ne xhami .”
Fjale shume kuptimplota dhe me vlera ishin ato te aktivistes se Forumit te Gruas Myslimane prane Myftinis Puke Haxhire Mustafa e cila solli ekspirjencen e saj te momentit te pare kur ajo ka shkuar ne xhami, ajo nder te tjera tha: “…ne fillim isha shume e ndrojtur, kisha nje terheqje per te shkuar ne xhami edhe pse deshira ishte e madhe. Nje dite vendosa te shkoje ne xhamin e Pukes. Mendoja se une nuk di te lutem si shoqet e tjera, dhe me kujtohet ai moment qe per mua ka qene momenti me lumtur i jetes time. Ashtu duke u falur kam qar aq shume saqe nuk di si ta shpjegoj. Prandaj ju ftoj qe te vini ne xhami pasi aty do gjeni ngrohtesin e krijuesit te gjithesise.”
Aktiviteti vijoi me referatin e Shyqyrie Laci, kujdestare prane Konviktit te vjazave ne Medresen H.Sh.Shamia Shkoder. Ajo nder te tjera ajo foli mbi rendesin e te shkuarjes ne xhami dhe sevapet qe merren kur njeriu i drejtohet Zotit me namaz e lutje.
Ne fund aktiviteti u mbyll me fjalen pershendetese te Myftiut Gezim Kopani i cili nder te tjera tha; “Allahu xh..sh i do krijesat e tij. Allahu xh.sh e ka vendos ne xhennet nje person vetem se kishte mendim te mire per Allahun xh.sh imaxhinoni sikur te kryejme faljet e namazeve, agjerimet , sadakat se sa shume sevape do merrnim. Prandaj ju ftoj qe te mesoni sa me shume per fene islame, ti mesoni vete duat e lutjet si dhe te beni disa ndryshime per mire kete vit duke bere dicka me mir se vitin qe lam pas nga aspekti i adhurimit ndaj Allahut xh.sh.”
Ne fund te aktivitetit per te pranishmit u shpernda libri: Feja ime e Bukur, Drita e Zemres, revista Drita Islame dhe revisten Etika.
Puke; 24.03.2018