Myftinia Pukë nis proçeduren për rindërtimin e xhamisë së vjetër të Kodër Hanit

Në kuadër të ringritjes së trukturës islame në rrethin e Pukës, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i shoqëruar nga kreu i fondacionit Mirësia Korab Kaja zhvilloi një takim pune me kreun e Bashkisë Pukë z.Gjon Gjanaj

Në takim Myftiu i Pukës Gëzim Kopani pasi falenderoj kreun e Bashkisë Pukë për bashkepunimin i shprehu atij kërkesen për miratimin dhe marrjen e lejes për rindertimin e xhamisë së vjeter të Kodër Hani. Ndër të tjera Myftiu Kopani tha: “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë sëbashku me donator ka hartuar disa projekte për ringritjen e struktures islame. Ndër këto është edhe xhamia e vjeter

e Kodër Hanit në qytetin e  Pukës. Ky vit përkon edhe me 470 vjetorin e themelimit të qytezës së Kodër Hanit po ashtu edhe të xhamisë. Në këto kushte menduam të zhvillojmë këtë takim i cili i paraprin proëedurave të tjera për marrjen e lejes të rindertimit të xhamisë së Kodër Hanit. Sot shoqerohem nga kreun i fondacionit Mirësia Korab Kaja i cili me stafin dhe donatorët ka marr përsipër rindërtimin e kësaj xhamie. Ne jemi gati po ashtu fondi dhe projekti.”

Në fjalen e tij kreu i Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj  tha: “Si kryetar i Bashkisë Pukë nuk do keni asnjë penges. Myftinia Pukë të bëj kërkesen dhe të ndjek hap ligjor dhe për rreth 1 muaj do pajiseni me lejen e ndërtimit.”

Kreu i fondacionit Mirësia Korab Kaja pasi falenderoj kreun e Bashkisë Pukë për mikpritjen informoj kryetarin ne lidhje me projektin i cili është menduar më shumë si xhami që mbulon nevojat e lagjes ku ajo ndodhet, po ashtu duke ruajtuar vlerat historike. Xhamia është projektuar në stil alpin ku fasada e saj do jete prej guri.

Pas takimit Myftiu i Pukës Gëzim Kopani sebashku me kreun e fondacionit Mirësia Korab Kaja dhe firmen e cila do zbatoj projektin kaluan në terren ku do bëhet ndertimi duke bashkerënduar punen me Sektorin e Urbanistikes të Bashkisë Pukë.

Datë 04.05.2017

20170504_09121620170504_09123020170504_093833 20170504_093936 20170504_095716

Leave a Reply