Nis puna per rikonstruksionin e xhamise se fshatit Iballe Puke

Sot 08 maj 2017 Myftinia Puke zhvilloi ne fshatin Iballe ceremonin zyrtare te nisjes se punimeve per rikonstruksion te kesaj xhamie.20170508_103133

Perveç besimtareve ne takim mori pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani, N/Kryetari i Bashkise Fushe Arrez Klementin Syla, Administratori i Njesise Administrative Iballe Ndoc Marku si dhe disa nga Anetaret e Keshillit te Myftinise Puke.

Aktiviteti u hap me hymnin Kombetar per te vijuar me disa versete te Kur’anit per te vazhduar me nje prezentim historik te xhamise Iballe mbajtur nga Myezini i Xhamise Durim Aga.

Ndersa ceremonin e pershendeti Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili pasi falenderoj donatorin por edhe perfaqesuesit e Bashkise Fushe Arrez tha: “Xhamia Iballe eshte nje nder xhamiat me te vjetra te Myftinise Puke. Myftinia Puke ka analizuar akt konstatimin e bere mbi gjendjen e renduar te xhamise Iballe mbajtur ne vitin 2016, dhe po kete vit Myftinia Puke ka sjell shoqata e donator per te ndihmuar ne restaurimin e saj, dhe ky restaurim u mor persiper nga Komuniteti i Bashkuar Kuvajtin per Bamiresi. Komuniteti Mysliman i Shqiperise ne bashkepunim me donator eshte duke punuar ne ringritjen e stuktures islame ne vend, dhe nje nder keto eshte edhe xhamia e fshatit Iballe.Uroj qe dite te tilla te kemi ne kete fshat sic e keni ne tredite ne respekt e harmoni mes dy besimeve mysliman e katolik.”

Ne fjalen e tij n/Kryetari i Bashkise Fushe Arrez Klementin Syla uroj besimtaret mysliman per kete investim duke e cilesuar te rendesishem per myslimanet e ketij fshati por edhe me gjere. Ndersa ne fjalen e tij kryetari i Njesise Administrative Iballe Ndoc Marku e vlersoj kete si nje rast te vecante per gjithe fshatit duke e vlersuar si te domosdoshem realizimin e ketij investimi.

Ne emer te Komunitetit te Bashkuar Kuvajtian per Barmiresi pershendeti perfaqesuesi i saj Erjon Hasmagaj i cili nder te tjera tha: “…Kerkesen e Myftiut te Pukes Gezim Kopani per rikonstruksion te xhamis Iballe e kemi pranuar me kenaqesi dhe ne nje hark kohor te shkurter kemi bere marveshjen mes institucionit tone Komunitetit Mysliman te Shqiperise per te realizuar investimin. Falenderoj Bashkine e Fushe Arrezit per dhenien e lejese po ashtu edhe te Myftinise Puke per mbeshtetjen e dhene. Me lejen e Zotit investimi do kryher brenda ketij viti dhe do jete nje investim qe do i sherbej ne nje gam me te gjere besimtareve mysliman te fshatit Iballe.”

Ne fund te takimi u be ceremonia e nisjes se punimeve per tu mbyllur me shperndarjen e disa literaturave islame dhe nje kokteil i organizuar me kete rast.

Dt. 08.05.2017

20170508_102700 20170508_102845 20170508_103116 20170508_103133 20170508_103630 20170508_104113 20170508_104136 20170508_104250 20170508_104414 20170508_104433 20170508_104723 20170508_104733

Leave a Reply