Mesazh urimi i Myftiut te Pukes me rastin e Kurban Bajramit

MESAZH URIMI I MYFTIUT TE PUKES GEZIM KOPANI ME RASTIN E FESTES SE KURBAN BAJRAMIT (10.08.2019)

Bismilahir Rahamanir  Rahim!

Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit!

Ne keto çaste te Arafatit deshiroj te percjell urimet me te mira per te gjithe besimtaret mysliman te rrethit Puke dhe jo vetem.

Siç e dini, neser 11 gusht 2019 eshte festa e Kurban Bajramit. Feste e cila na kujton adhurimin ndaj Allahut xh.sh., ne kryerjen namazeve, Haxhit e berjes se kurbanit.

Kurban Bajrami eshte shembulli i besimit ndaj Allahut, sakrifices dhe respektit. Kjo feste na fton te falenderojme Allahun, ne berjen e puneve te mira, ne largimin nga e keqja, s’mira dhe padrejtesia, duke u bere keshtu njerez te mire e te paster. Prandaj, le te respektojme njeri-tjetrin, te flasim fjale te mira dhe te mos bejme padrejtesi.

Urimet e kesaj feste te mos qendrojne vetem ne jeten virtuale por edhe ate reale duke bere vizita urimi tek shtepit e njeri-tjetrit.

Ne fund , edhe nje here ju uroj Gezuar festen e Kurban Bajramit, Allahu ju dhene begati, lumturi e gezim ne familjet tuaja! Gezuar!

Myftiu i Pukes
Gezim KOPANI

Myftiu i Pukes Gezim KOPANI
Myftiu i Pukes Gezim KOPANI

Leave a Reply