Bruçaj: Do të ruajmë harmoninë fetare

I vetëdijshëm për rëndësinë e detyrës së re, kryetari i KMSH Skënder Bruçaj deklaroi se besimtarët myslimane do të jetë pjesë e përpjekjeve dhe aspiratave të vendit tone për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. 

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të vazhdojë të jetë gjithmonë mbështetës i cdo të mire që të kontribuojë në zhvillimin dhe progresin e shoqërisë tonë. Jemi shumë të vetëdijshëm se e ardhmja e Shqipërisë është të jetë pjesë e familjes Europiane dhe shembulli i besimtarëve myslimanë do të jetë pozitiv, drejt këtij integrimi”, tha Bruçaj.

Duke qenë se dija është një nga kriteret në fenë islame, kryetari Bruçaj thekson se një nga prioritetet kryesore të institucionit të tij do të jetë arsimimi cilësor i brezave të rinj.

“Cdo mysliman i mirë duhet të jetë një qytetar i mirë. Eshtë detyrua e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë që t’i japë mundësi të gjithë myslimanëve të shkollohen me një arsim cilësor, me një arsim që do t’i formojë ata për të ardhmen e tyre”, tha Bruçaj.

Në fund kryetari i KMSH pohoi se shumë shpejt do të realizohet dhe ëndërra e besimtarëve myslimane për të patur një xhami të madhe në kryeqytetin shqiptar.
/ Top Channel

Leave a Reply