9 prill 2016, KMSH program artistik për Profetin Muhamed a.s.

Njoftim

Më 9 prill 2016, në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Arsimor dhe Kulturor “SEMA”, organizon për të njëmbëdhjetin vit radhazi Programin Festiv, “Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të – Krenaria e Njerëzimit”.

Në këtë event artistiko-fetar, dedikuar Profetit Muhamed a.s., do të interpretojnë emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar.
Të ftuar në këtë organizim të KMSH-së do të jenë krerët e lartë të shtetit, personalitete të vendit, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, miq dhe të ftuar nga vendi, trevat shqiptare, rajoni dhe bota.

Hyrja është e lirë!

Leave a Reply