Zhvillohet në Kosovë takimi i Përgjëgjesëve të gruas Myslimane të Pukës dhe të Kosovës

Përgjegjësia e Forumit të Gruas Myslimane pranë Myftinisë Pukë Erjola Kopani zhvilloi një vizitë në Departamentin e Gruas Myslimane në Bashkesin Islame të Kosoves nga ku i prit nga kryetarja e këtij departamenti Vaxhide Bunjaku.

Vaxhide Bunjaku  pasi falenderoi për viziten  tha: “Është hera e parë që një përfaqësuese e gruas myslimane nga Puka zhvillon vizitë ne Bashkësin Islame të Republiken e Kosovës. Vizitat janë një shembull i mir në forcimin e bashkëpunimit, mbështetjes dhe ndihmes së motrave myslimane të zonës së Pukës.”

Ndërsa Përgjegjësia e Gruas Myslimane pranë Myftinisë së Pukës Erjola Kopani pasi falenderoi për pritjen e rezervuar tha: “Është kënaqësi e veçantë që sot sëbashku me bashkëpunëtoret e mija të Forumit të Gruas Myslimane të Myftinsë së Pukës zhvillojme këtë vizitë  në Departamentin e Gruas Myslimane në Bik-un e Kosovës. Këtë vizitë e shikoj me optimizem i cili do finalizohet edhe me takime të tjera në të mirë të grave myslimane të zonës tonë duke ju ftuar edhe Juve si Kryetare e Gruas Myslimane për vizitë në rrethin e Pukës.

Më pas Kryetarja e Departamentit të Gruas Myslimane në BIK  bëri një prezantim të veprimtarsi së departamentit të saj, mënyres fuksionale, si dhe një vizitë në bibloteken e BIK-ut etj.

Në këtë vizitë Përgjegjësia e Forumit të Gruas Myslime të Myftinise Pukë shoqerohej nga dy anetaret e tjera të këtij sektori Aida Cina dhe Majlinda Qarri.

Prishtinë 12 prill 2017

17522804_1678164315531595_2156395624190059005_n 20170412_152252

Leave a Reply