Vizita te te semurit

Edhe shendeti edhe semundja per njeriun jane. Njeriu qe e ka kaluar me kenaqesi kohen kur ka qene shendoshe, behet i ndjeshem kur semuret dhe kerkon interesim, domethene te pyesin per te, ta vizitojne etj.

Cdo lloj semundje e rrezon njeriun ne pesimizem. Prandaj, vizita e te afermeve, shokeve e miqve si dhe fjalet e tyre ngushellojne shpresedhenese, i lidhin ata pas jestes. Prandaj, vizita te te semurit dhe te te pafuqishmit ka nje vend te rendesishem ne fene tone.

Profeti yne nuk e linte aspak pas dore viziten te te semuret.Dhe kerkonte nga shoket qe edhe ata te benin si ai. Kur u bente vizite te semureve, Profeti i uronte me “qofte e shkuar!” dhe bente lutje per sherimin e tyre te shpejte.

Gjeja qe kerkon dhe pret i semuri nga te afermit, eshte vetem nje vizite dhe nje “qofte e shkuar!”. Por kete, te shendoshet s’e kuptojne. Kurse kushdo qe  eshte i semure, e kupton fare mire se sa me vlere jane keto vizita.  Prandaj duhet t’u bejme vizite te semureve e t’u themi ” qofte e shkuar!” Kjo ua ngre moralin , u tregon se i duam dhe ndihmon ne sherimin e tyre.

Nderkaq, te i semuri nuk duhet te rrime gjate sa ta merzisim ate. Prane tij nuk duhet biseduar gjera negative. Cuarja e dhuratave te vogla te i semuri eshte veprim i pelqyeshem.

Te paret tane kane thene: “Miku i mire ne dite te keqe!” Semundjet jane dite te keqia per njerzit. Ne eshte keshtu, le t’u ndodhemi prane miqve tane edhe ne ditet e keqia te semundjes duke u treguar miqesine tone!

Vizita te te semuret eshte detyre edhe fetare, edhe njerezore. Profeti yne ka porositur:

“Ne se nje mysliman e viziton vellane mysliman, ndodhet mes frutave te xhennetit gjersa te kthehet!”

“Te drejtat e nje myslimani mbi nje mysliman tjeter jane pese: t’i kthehet pershendetja, te vizitohet kur te semuret, t’i pergjigjet fteses, t’i urohet, shendet kur teshtitet dhe t’i shkohet ne varrim kur te vdese.” ( Buhari)

Myftinia Puke

Leave a Reply