Urimi i Myftiut të Pukës me rastin e Fitër Bajramit (01.05.2022)

Bismilahir Rahmanir Rahim!Në emer të Allahut, Mëshiruesit dhe Mëshirëbërësit!Të nderuar besimtarë mysliman të rrethit Pukë!Sapo kaluam muajin e bekuar të ramazanit, muaj i adhurimit, paqes, dashurisë dhe i ndihmës. Gjatë këti muaji e gjithë bota islame ju drejtua Allahut me lutje dhe pune të mira. Nën këtë shembull edhe myslimanët e rrethit Pukë agjëruan, falen namaze dhe dhan sadaka.Gjatë ramazanit falë mbeshtetjes së donatorëve dhe emigrant shqiptarë dhe jo vetem arritem të ndihmojmë me pako ushqimore mbi njëmijë familje pukjane. Po ashtu shtruam iftar për gjashtëqind agjërues duke u solidarizuar dhe duke u bërë bashkë në sofren e iftareve dhe ndihmës ndaj të tjerëve. Ndaj uroj të gjithë kontriubuesve: Allahu xh.sh t’ju ketë pranuar nijetet dhe sadakat tuaja!Të nderuar besimtarë! Në këto çaste gëzimi ju bëj me dije se nesër datë; 02 maj 2022 është dita e parë e Fitër Bajramit. Ndaj ju uroj gëzuar festen e Fitër Bajramit! Allahu na pranoftë agjërimin, lutjet dhe ju dhëntë shëndet dhe çdo të mirë në jetë!Dhe një herë nga mot Gëzuar festen e Fitër Bajramit!Gëzim Kopani(Myfti i rrethit Pukë)

Leave a Reply