U promovua në qytetin e Pukës libri me titull: “Xhamia Historike e Myftinisë Pukë”

Në kuadër të festës së Pavarësisë dhe Çlirimit Prof. Xhemal Meçi në bashkëpunim me Myftinin e Pukës promovoj librin e tij të fundit të titulluar: “Xhamia Historike e Myftinisë Pukë” kushtuar xhamisë së vjetë të Kodë Hanit-Pukë. Në këtë aktivitet mori pjesë Gëzim Kopani Myftiu i Pukës, Përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë njëherazi drejtori i arsimit Agron Hoxha , hoxhallarë nga Dukagjini (Malziu), Prifti i Kishës Katolike Puke Zef Marku, Av. Agron Isa Gjedia Kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi” Tiranë-Prizren, studiuesit Prof. Bajram Xhafa e Ali Hasani prej Piste si dhe shumë intelektual dhe besimtarë.
Aktiviteti u hap me Hymnin Kombëtar për të vijuar me fjalen përshëndetese të Myftiut Gëzim Kopani i cili ndër të tjera tha: “…Sipas kujteses së besimtarëve mysliman xhamia e Kodër Hanit,Pukë është e vjetë mbi 400 vjet duke e lidhur vjetërsin e saj me rrugen e karvanave e njohur edhe me emrin rruga e madhe apo rruga e Gjakovës si dhe duke e lidhur me manin e zi të cilin e ka mbjellur një hoxhë. Ndërsa sipas historianëve thuhes se kjo xhami është mbi 350 vjeçare. Për këtë vend kan shkruar historian dhe kronikan që nga viti 1637, 1662 nga kronikani Osman Evlija Çelebi, prof. Selami Pulaha dhe sëfundemi prof. Xhemal Meçi dhe Prof. Bajram Xhafa , këta dy të fundit në emer të Myftinisë Pukë u shpreh falenderimet më të mira. Falenderuar qoftë Allahu xh.sh. që na krijoj mundësin e gjetjes se donatorëve për ndërtimin e xhamis së Kodër Hanit,Pukë . Po ashtu me këtë rast falenderoj Ambasaden dhe Ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit Fajez Mishari Al Jasin dhe Atasheun e saj Jasin Al Bader, drejtorin e Fondacionit Mirësia Korab Kaja.…”
Në fjalen e tij pëfaqësuesi i KMSH-së Agron Hoxha në emer të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe të kryetarit të saj falenderoj autrin për botimin e librit si dhe Myftiun e Pukës për mbeshtetjen e dhënë në botimin e këtij libri.
Në emer të Kishës Katolike përshendeti Prifti i saj Zef Marku për të vijuar me përshendetjen e studiuesit Prof. Bajram Xhafa dhe studiuesit Ali Hasani ndërkohe urime shprehu kryetari i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi” Tiranë-Prizren av.Agron Gjediaj , Prof.Bilbil Dervishi dhe Sabrije Nushi.
Në fjalen e tij auturi Prof.Xhemal Meçi falenderoj të pranishmit për pjesmarrjen si dhe bashkëpunuesit të cilët e mbeshteten në botimin e librit.
Gjatë aktivitetit moderatori Fran Vukaj interpretorj poezi poetike kjo edhe në kuadër të festës së Pavarësisë dhe Çlirimit.

Pukë, më; 27 nëntor 2021

Leave a Reply