Takim ne Fushe Arrez me rastin e nates se Mire Regaib

U zhvillua sot date;06.04.2016 ne qytetin e Fushe Arrezit seminari me teme: “Miresite e Neteve te Mira”. Takimi u hap me versetet Kur’anore si dhe nga fjala pershendetese e Myftiut te rrethit Puke Gezim Kopani i cili foli mbi vlerat e muajit Rexhep si dhe rendesin dhe miresit e nates se Mire Regaib.

Me pas Perfaqsuesja e Gruas Myslimane per qytetin e Fushe Arrezit prane Myftinise Puke Aida Pema si dhe Erjola Kopani folen mbi rendesin e besimit ne nje Zot duke shpjeguar rendesin e namazit,agjerimit si dhe sevapet qe marrin myslimanet qofte edhe me gjera te vogla gjate jetes se tyre te perditshme; Menjanimin e tyre nga gjerat e papelqyera e te ndaluara ne islam. Shum interes u tregua prej te pranishemve kur u fol mbi jeten e ahiretit. Ne fund te seminarit grat e pranishme  zhvilluan pyetje rreth disa çeshtjeve qe ata i kishin te pa qarta. Per te pranishmit u shpernda literature e ndryshme islame.

Ky takim u organizua nga Myftinia e rrethit Puke e mbeshtetur nga Fondacioni i Kryesise se Çeshtjeve Fetare (Diyanet Vakfi), e perfaqesuar nga Zyra e Keshilltarit per Çeshtjet Fetare Tirane.

Fushe Arrez; 06.04.2016

Leave a Reply