Si u arrit ndërtimi i xhamisë së Re Pukë?

Si u arrit ndërtimi i Xhamisë së re Pukë?

Përurimi i Xhamisë së Re të Pukës

(Ditë e hënë, ora 10, datë 26 janar 1998)

 

Nga fillimi i janarit 1998 Xhamia e Re e Pukës, e ndërtuar prej firmës ndërtuese “Bekimi”  ishte gati. Për xhamin e re u interesua H.H.Elez Hoxha bashkë me Këshillin e Myftinisë së rrethit Pukë që prej vitit 1992.

Xhamia e re Puke. Fotografi e vitit 2013
Xhamia e re Puke.
Fotografi e vitit 2013

Deri në vitin 1995 interesimi i Myftiut të Pukës H.Elez Hoxha ishte i vazhdueshem në Komunitetitn Mysliman të Shqipërise. Në vitin 1996 ju drejtuam një shoqate arabe që po ndërtonte xhami të reja në Kukës.

Pasi myftiu ua parashtroi përpjekjet që po bëntë Myftinia Pukë, për ndërtimin e Xhamise, edhe pse i moshuar , afro 85 vjeçar, nuk kishte gjetë përkrahje, atëhere ata i premtuan se xhaminë do ta ndërtonin brenda dy vjetëve. Hydajet Kuçi u paraqiti projektin të cilin ata e miratuan në parim dhe siguruan fondin e ndërtimit. Në prill te vitit 1996 filloi ndërtimi i xhamisë prej firmës “Bekimi” e Astrit Kuçit e cila nga fundi i vitit 1997 e përfundoi objektin e kultit.

Kështu, Haxhi Hafiz Elez Hoxha ka siguruar edhe trollin falas prej familjes Kuçi. Shoqata donatore kërkonin së paku qe komuniteti të dhuronte truallin e xhamisë që do ndërtohej në qëndër të qytetit. Nuk ishte e lehtë që të sigurohej falas një truall prej 2000 m2 mu në qendër të qytetit. Këtë dhuratë mund ta bëntë vetëm familja Kuçi e cila kishte të lirë ish-fushen e sportit.

Myftiu H.Elez Hoxha i shoqëruar nga antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Prof.Xhemal Meçi, më 12 maj 1993 kan marrë një takim me vëllezërtit “Kuçi” vetem për vetëm  me secilin prej tyre: Agimin, Shabanin, Enverin e Halitin, dhe Myftiu u ka kërkuar 2 dylym tokë truall dhuratë për xhaminë. Përfundimisht i premtuan se janë gati ta firmosnin deklaratën dhe siç tregon prof.Xhemal Meçi; shpejt e shpejt në një fletë fletorje përgatita një deklarat. Në vazhdim, përgatita me makinë Deklaraten e plotë për dhurimin e truallit të cilët e firmosën të gjithë  bashkë me dëshmitarët: Abaz Laçi, Sulejman Gania, Bek Ademi si edhe Myftiu H.Elez Hoxha i cili e vulosi. Për ta  bërë fakt të kryer dhurimin u përgatit në Kadastrën e rrethit “AKTI I MARRJES SË TOKËS NË PRONËSI” ku kreun i saj ishte Rrustem Strugaj.

Në vazhdim, edhe pse i moshuar Myftiu H.Elez Hoxha udhëtoi përsëri në Tiranë e Kukës edhe disa herë  të tjera, i shoqëruar sa prej prof.Xhemal Meçit e Bekë Ademit, sa prej Xhemal Vocrrit, Hydajet Kuçit, Ali Rexhepit e deri dhe Sulejman Ganise, sa siguroi fondin e duhur për ndërtimin e kësaj xhamije.

Përfundimisht duhet theksuar se ishte Myftiu H.Elez Hoxha që nuk pushoi së reshturi deri sa u ndërtua Xhamia e Re e Pukës, që perfundoi nga fundi i vitit 1997.

Përurimi i Xhamisë së Re më 26 janar 1998, diën e hënë, ora 1000

       Përurimi përballej me problemet e disa plotësime në orendi që mungonin; duheshin 180 m2 tapet, energjia elektrike duhej paguar, ujit për abdest e pastrim mjedisesh në xhami, qëndra e zërit, kaloriferë gjatë dimrit. Të gjitha këto i shqyrtoi Këshilli i Myftinisë së rrethit Pukë nën kryesine e Myftiut H.Elez Hoxha i përbërë nga: Sulejman Gania (Kryetar), Hydajet Kuçi (n/kryetar), Xhamal Meçi, Ramazan Rrigaj, Bekë Ademi e Ali Rexhepi antarë.

21 janar 1998 për të qenë më të sigurt në plotësimin e kërkesave të parashtruara me shkrim, bashkë me Myftiu H.Elez Hoxha dhe kryetarin e Bashkisë Pukë Halit Furriku, morëm takim me Kryetari e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H.H.Sabri Koçin tek Medreseja, ku kishte Kryesine në Tiranë.

Pritja qe premtuese. Shkresat me kërkesa i mori vetë dorarisht H.H.Sabri Koçi dhe premtoi se do të vinte edhe në Pukë ditën e përurimit, më 26 janar 1998. Si u kthyem në Pukë, më 23 janar organizuam një mbledhje të zgjeruar të Këshillit të Myftinisë Pukë për ndarjen e detyrave për daten 26 janar 1998, ditën e përurimit.

Për lajmërimin e lagjeve dhe fshatrave përreth u caktua: për LaçajtHalil Laçi, ZezëSadri Beci, PezhveSulejman Gania, MehajHalil Islami, QerretXhemal Hadroj, Kabash dhe MeçeQazim Kopani, Rrape Besnik Lluka, LajthizeRiza Shabani.  Ftesa zyrtare me rastin e përurimit të xhamisë së re Pukë ka kishte këtë tekst: “Ftesë, Z._____, ditën e hënë, ora 1000 26 janar 1998 bëhet përurimi i Xhamisë së Re të qytetit Pukë. Do të na nderoj me ardhjen e Tij H.H.Sabri Koçi, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqiperisë. Jeni të mirepritur!

26 janar, që në orën 9 filluan të grumbulloheshin pran Xhamisë së Re shumë besimtarë mysliman. Kishte shumë hare e gezim. Nën tingujt e daullës kërcehej dhe urohej: “Gëzuar Xhaminë e re!” Grupi artistic i fëmijëve, të përgatitur prej myezinit Haki Ademi, këndoi “ilahi” që  e shtuan entuziazmin dhe haren. Në orën 1000 Myftiu H.H Elez Hoxha mbajti fjalën përshëndetese për besimtarët myslimanë tha: “Besimtarë mysliman tashmë do të kenë fatin e mirë që më 26 janar, ditën enjte të falin Bajramin e parë në këtë xhami të bukur.E gëzofshim!”- brohoritën të gjithë së bashku. Në vazhdim Myftiu falenderoi vëllezërit Kuçi: Agim,Enver, Shaban, Halitin dhe Eqrem Kuçin që na dhuruan truallin e xhamsë; falenderoj donatorin-shoqatën Araba dhe firmen e ndërtimit “Bekimi” të Astrit Kuçit. Njëkohësisht, falënderoi Komunitetin Katolik për pjesëmarrjen e tyre në këtë përurim, si edhe të autoriteteve të pushtetit vendor.” ( U kërkua ndjesë për mungesen për arsye shëndetësore të H.H. Sabri Koçit)

Me kaq u pre shiriti i inagurimit prej Myftiut H.H.Elez Hoxha. Më pas besimtarët mysliman vazhduan me vizitën e xhamisë ku këndohej ilahi dhe Kur’an.

V/O: Në vitin 2013 Myftinia e rrethit Pukë për arsyë objektive e pati të pa mundur përkujtimin e 15 vjetorit të Xhamisë së Re Pukë. Pritet që më 26 janar 2014 Myftinia Pukë të zhvilloj një aktivitet ne kuader të 15 vjetorit të Xhamisë së Re Pukë.

Ky material po publikohet për herë të parë nga Myftinia e rrethit Pukë.

Leave a Reply