Prezantohet imami i ri i Xhamise Puke

Gjate dites se sotme dt.06.12.2013 pas namazit te Xhumase ne xhamin e qytetit te Pukes eshte bere prezantimi i Bekim Sokolit si imam.

Gjate prezantimit te imamit te ri ne Xhamin e Pukes. Ne fotografi Myftiu Gezim Kopani dhe imami i Xhamise Puke Bekim Sokoli
Gjate prezantimit te imamit te ri ne Xhamin e Pukes. Ne fotografi Myftiu Gezim Kopani dhe imami i Xhamise Puke Bekim Sokoli

Prezantimi i imamit te ri u be nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili uroj imamin per detyren e re dhe fisnike ne drejtimin e Xhamise se re te qytetit Puke. Myftiu nder te tjetra tha:

“Tashme xhamia e qytetit te Pukes eshte ne rrugen e duhur  duke ju ofruar besimtareve nje sherbim edhe me te mir si dhe me te kompletuar. Myftinia jone has veshtirsi pasi ka ende xhami qe skan personal si Imam dhe Myezin, por me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise inshalla dal ngadal do plotesohet edhe ky boshllek.”

Ne fjalen e tij imami i ri i xhamise Puke Bekim Sokoli nder te tjera tha: “Fillimisht falenderoj Allahun e Madheruar qe me dha kete mundesi qe te sherbej ne nje detyre kaq te larte. Do mundohem ti sherbej sa me mire xhematit dhe komunitetit.”

                                           Bekim Sokoli

Imam Bekim Sokoli
Imam Bekim Sokoli

Bekim Sokoli ka lindur me: 19 shtator 1993 . Ne moshen 11 vjeçare ka ndjekur per rreth tre vite kursin fetare islam prane qendres “SHBKI” Puke. Ne vitin 2009 fillon Medresene H.Sh.Shamia Shkoder te cilen e mbaron ne vitin 2012 me rezultate shume te mira. Ne vitin 2012 e ne vazhdim ndjek studimet e larta ne Fakultetin Politeknik Tirane , ne sistemin (part time).

 

 

 

Leave a Reply