Përkujtohet ditëlindja e Profetit Muhammed a.s në qytetin e Fushë-Arrezit.

U përkujtua sot në qytetin e Fushë-arrezit ditëlindja e Profetit Muhammed Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi të!

Perkujtohet ditelindja e Muhamedit a.s. ne qytetin e Fushe-arrezit 01.03.2015
Perkujtohet ditelindja e Profetit Muhammed a.s. ne qytetin e Fushe-arrezit 01.03.2015 

Myftinia Pukë në bashkëpunim me Medresen H.Sh.Shamia Shkoder dhe shoqatës Istanbul u organizua në qytetin e Fushë-arrëzit programi artistiko-islam kushtuar ditëlindjes së Profetit Muhammed a.s.

Në këtë aktivitet mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, Kordinatori i Medreses Shkodër dega e djemve Fehmi Dushku, drejtori i Medreses Kujtim Dervishi, N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj si dhe shumë përsonalitete të tjera.

Programi u hap me hymnin Kombëtare për të vazhduar me disa versete Kur’anore. Në emer të medreses H.Sh.Shamia Shkodër përshëndeti aktivitetin drejtori i kësaj medreseje Kujtim Dervishi i cili vlersoi bashkëpunimin që ka Medreseja Shkodër me Myftinin e Pukës. Me pas Myftiu Gezim Kopani pasi falenderoj të pranishmit për pjesmarrjen e tyre në këtë takim theksoi qëllimin e zhvillimit të këtij aktiviteti i cili ndriçon zemrat e besimtarëve mysliman të qytetit të Fushë-arrëzit dhe jo vetem.
N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkoder Ferit Ringaj në fjalen e tij ndër të tjera tha: “…Institucioni ynë çdo herë ka gjet gjuhen e bashkëpunimit me  Myftinin e Pukës. Tashmë Myftinia e Pukës po zhvillon aktivitete të larmishme jo vetem në Pukë,Fushë-arrëz por në të gjithë rrethin e Pukës. Ky aktivitet vjen në shejë respekti për Profetin Muhammed i cili ka qenë shembulli i bashkëjetesës, i paqes dhe i dashurisë. Mysilimanet e Fushe-arrezit kan nevoj të kenë kultin e tyre ku edhe ato të luten. Une jam në brëndësi të disa problemeve që janë hasur në këtë drejtim, por besoj se me dialog dhe mirëkuptim edhe myslimanët e Fushë-arrëzit do kenë xhamin e tyre” tha z.Ringaj.

Më pas programi ka vijuar me drame, poezi dhe ilahi të kënduar nga Selma Bekteshi, Resmi Lika si dhe grupi artistik i Medreses H.Sh.Shamia Shkodër.

Ndërkoh në fund të muajit mars 2015 Myftinia Pukë do organizoi një tjeter program artistik që do zhvillohet në qytetin e Pukës.

Date; 01.03.2015

Leave a Reply