Njoftim për vleren e dhënies së Zekatit dhe sadakas së Fitrit

Njoftim!

Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në mbledhjen e djeshme vendosi:

✅ Sadakaja e Fitrit, për vitin 2022, do të jetë 400 lekë për frymë.

✅ Nisabi, caktimi minimal i vlerës pasurore për dhënien e Zekatit, të jetë 530.000 lekë (të reja).

✅ 400 lekë është edhe shpagimi ditor i agjërimit (fidja) për personat që nuk mund të agjërojnë.

📌Informacion shpjegues i përllogaritjes së nisabit:
✏️Duke ju referuar floririt (85 gram) në caktimin e nisabit, personi i cili gjatë një viti ka minimalisht dhe jashtë nevojave jetike të depozituar për një vit hënor 530.000 lekë, e ka obligim dhënien e Zekatit në masën 2.5 % ose 1/40 të pasurisë së depozituar.

Për më shumë informacion vizitoni www.kmsh.al

Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë agjëruesit!

Leave a Reply