Nate e mire Beraetit dhe rendesia e saj

Allahu xh.sh thote:

Ha.Mim. Pasha librin sqarues (te drejtes nga e kota). Ne e zbritem ate ne nje nate te bekur, ne naten e Kadrit. Ne deshiruam t’u terheqi verejtjen, e njerezit te jene te gatshem. Ne ate nate zgjidhet cdo ceshtje ne menyre te prere.” (Ed-Duhan: 1,4)

Ne kete ajet Kur’anor ne gjejme fjalen “Lejletul Muberake” qe ka per qellim naten e bekuar te Beratit. Kjo nate bie ne naten 15 te muajit Shaban. Ky eshte muaji i hz.Muhammed a.s.

Profeti Muhammed a.s. thote:

“Muaji Rexhep eshte muaji i Allahut, muaji Shaban eshte muaji im ndersa muaji Ramazan eshte muaji i ymetit mysliman.” (Tirmidhi)

Sipas tefsirit te Kur’anit eshte komentuar se ne kete nate Zoti e ka zbrik librin e shejte Kur’anin ne Lehil Mahfudh.  Ne “Lehil Mahfudh” cdo vite ne kete nate shkruhen rrisku i cdo personi. Pra nata e Beratit njihet ndryshe edhe si nata “Lejletul Muberake” pra nata e begatise, e rahmetit dhe e Meshires se Allahut xh.sh.

Hz.Muhammed a.s thote:

“Ne naten e bekuar te Beraetit hapen dyert e qiellit. Meleket i japin myzhde besimtareve (namazli) duke i inkurajuar per ibadet.” (Nesai,Bejhakiu)

Po ashtu hz.Muhammed a.s. thote:

“Pas muajit te bekuar te Ramazanit, agjerimi me i bekuar eshte ne muajin Shaban.” (Tirmidhi)

Hz.Muhammed a.s. thote:

“Ne keto pese net pranohen lutjet (duate) nata e muajit Regaib, Berat, Xhuma, Ramazan dhe naten e kurban Bajramit.”

Ne nje hadith tjeter profeti Muahmmed a.s na tregon:

“Me erdh hz.Xhibrili e me tha: Ngrihu e fal namaz. Kjo eshte nata e 15 e muajit Shaban. Ai qe i lutet Allahut xh.sh ne kete nate Allahu xh.sh do ia fal mekatet me perjashtim gjynahqareve (ata qe i bejne shirk Allahut, qe nuk i binden urdherave te Tij).” (Taberani)

Hz.Aishe r.a. i thote hz. Muhammedit a.s.: “O i dashuri i Zotit! Allahu xh.sh ti ka fal gjynahet, pse ben kaq shume lutje zotit ne kete nate?Hz.Muhammed a.s. thote: “A nuk duhet te jeme rob falenderues i Zotit!?” (Buhari, Muslim)

Nje nder lutjet qe hz.Muhammed .a.s i bente me se shumti Allahut xh.sh ne kete nate ishin:

Lekad xhaekum resulun min en fusikum Azizun Alejhima, anittum harisun Alajkum bil mu’minine raufun Rahim. Fein tevel-ev fekul hasiuja Allahu la ilahe il-lahu Alejhi tevekeltu ve huve Rabbil Arshil Adhim.”

Allahumme rezukna kalben takijen minesh shikri, berijen la kafiren ve shakijen.”

_______

*Hytbe e mbajtur nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani ne Xhamin e qytetit te Pukes date 06.06.2014

Leave a Reply