Myftiu i Pukës Gëzim Kopani zhvilloi një vizitë zyrtare në Bashkin Fushë Arrëz.

Sot datë 11 shtator 2015 Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i shoqëruar nga Anëtarët e

Myftiu i Pukes Gezim Kopani gjate nje takimi me kreun e Bashkis Fushe Arrez Fran Tuci 11.9.2015
Myftiu i Pukes Gezim Kopani gjate nje takimi me kreun e Bashkis Fushe Arrez Fran Tuci 11.9.2015

Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë Basri Selimaj dhe Hasan Laçi dhe nga; Haki Demuçaj, Mersin Bruka, Isa Dini e Bajram Hamza  zhvilloi një vizitë zyrtare në  Bashkin e Fushë Arrëz.

Myftiu u prit nga kryetari i ri i Bashkisë Fushë Arrëz Fran Tuci. Myftiu Gëzim Kopani në fjalen e tij uroj kryetarin e Bashkisë Fushë Arrëz Fran Tuci për detyren e re, ku ndër të tjera tha: “Në emër të besimtarëve mysliman të Myftinisë së rrethit Pukë dhe në menyrë të vejçantë të Bashkisë Fushë Arrëz më lejoni t’Ju urojmë për zgjedhjen Tuaj Kryetar të Bashkis Fushë Arrëz. Tashmë bashkëqytetarët, ju kanë dhënë në dorë fatin e administrimit publik të jetës së tyre. Kemi besim se zgjedhja e Juaj si Kryetar i Bashkisë Fushë Arrëz do jeni bashkëpunues me Ta, me Ne dhe dhe me të gjithë elementet që përbëjnë atë që quhet Bashki.

Po ashtu Myftiu Gëzim Kopani kërkoi mbeshtetjen e Bashkisë Fushë Arrëz  në lidhje me kërkesën e Myftinisë së rrethit Pukë bërë me datë;09.09.2011 mbi dhenjën e lejes së ndërtimin për xhaminë Fushë Arrëz. Po ashtu me këtë rast Myftiu premtoi bashkëpunim me Bashkin Fushë Arrëz në lidhje me projekte dhe aktivitete të ndryshme sociale.

Kreu i Bashkisë Fushë Arrëz Fran Tuci falenderoi Myftiun si dhe delegacionin shoqërues për viziten e bërë. Kreu i Bashkisë Fushë Arrëz Fran Tuci ndër të tjera tha: “Në emer të qytetarëve të Bashkisë Fushë Arrëz ju shpre falenderim të veçantë për Ju Myfti , dhe për delegacionin shoqërues. Po ashtu ju falenderoj edhe për urimin e tuaj në detyren time të re.

Në lidhje me kërkesen legjitime të institucionit tuaj, them se do të takohemi përsëri. Jam larg asaj se si është trajtuar kjo çeshtje. Do bëj veprimet e duhura, biseda me qëllim që gjërat të rrjedhin natyrshëm. Respekti im jo vetem për Ju por edhe për të gjithë nuk do mungoj.”

Fushë Arrëz; më 11.09.2015

Fotografi gjate takimit

Leave a Reply