Myftinia Pukë zhvillon ceremoni jubilare me rastin e 100 vjetorit të Themelimit të saj

Myftinia Pukë më datë 18 mars 2023 zhvilloi në qytetin e Pukës ceremonin jubilare me rastin e 100 vjëtorit të Themelimit Komunitetit Mysliman të Shqipërisë njëherazi dhe të Myftinisë Pukë.

Ceremonia u hap me këndimin e himnit kombëtar, për të vijuar më një dokumentar të përgatitur nga Myftinia Pukë nën kujdesin e Myftiut Gëzim Kopani. Më pas aktiviteti u përshëndet nga Myftiu i Pukës , i cili u shpreh së ky aktivitet jubilar zhvillohet në shenjë mirenjohjeje për kontributin që hoxhallarët e mëparshëm kanë dhënë për themelimin e Myftinisë Pukë, duke filluar nga Hafiz Xhemal Naipit, Zenel Hoxha, Sadik Prishtina, Qazim Nushi, etj, si dhe për të gjithë institucionet , fondacionet apo individët që kanë mbështetur dhe vijojne ta mbeshtesin Myftininë e Pukës.
Ceremonin e përshendeti edhe kreu i KMSH-së H.Bujar Spahiu, i cili pasi falenderoi Myftiun Gëzim Kopani për këtë organizmin, bëri një rezyme të shkurtër të veprimtarisë së KMSH-së në këto 100 vite. Po ashtu ai nuk la pa përmendur edhe kontributin e madh të klerikëve mysliman në formimin e shtetit shqiptar.
Përshëndetje të rastit mbajtën gjithashtu edhe i deleguari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës njëherazi kryetar i KBI Gjakovë Valon Myrta, ai i Prizrenit Besim Berisha etj.
Me këtë rast, Myftinia Pukë shpërndau disa çertifikata mirënjohjeje për familjet e hoxhallarëve dhe fondacionet që kanë mbeshtetur myftininë ndër vite. Kështu Myftinia Pukë vlersoi me çertifikatë “Pishtar Islam” pas vdekjes Hafiz Xhemal Naipi, çertifikatë të cilen e tërhoqi nipi i tij , Arian Naipi, për të vijuar me vlersimet ndaj: Myftinisë Shkodër, Ish-famullitarit të Kishës Katolike Giovanni Fiocchi, KBI-së Prizren, KBI-së Gjakovë, Presidentit të  Grupit financiar Eurosig Insig UBA Bank Kadri Morina, të familjes së hxohës Sadik Luma, të Kryetarit të shoqatës Istanbul Ridvan Seferaj, të drejtorit të Fondacionit Mirësia Korab Kaja, të Medresësë Haxhi Sheh Shamia Shkodër, Xhemal Naipit nga Tetova dhe  të Xhevat Selimaj nga Fushë Arrëzi.
Ky aktivitet ishte i larmishëm dhe festiv për të gjithë të pranishmit.

Leave a Reply