Myftinia Pukë shpërndau ushqime për banorët e fshatit Flet, Blerim dhe Trun

Myftinia Puke me mbeshtetjen e shoqates turke Yardimeli beri shperndarjen e pakove ushqimore per disa familje te fshatit Flet, Blerim dhe Trun. Perveq kryepleqve te ketyre fshatrave ishte ne shperndarje Myftiu i Pukes Gezim Kopani dhe perfaqesuesi i shoqates Yardimeli. Me kete rast Myftiu Gezim Kopani falenderoj shoqaten Yardimeli per mbeshtetjen dhe bashkepunimin i cili konkretizohet ne ndihme te disa familjeve ne nevoj. Ndersa ne emer te shoqates Yardimeli perfaqesuesi i saj Yildirim Demir tha; “Se pari ju uroj agjerim e ramazanit, dhe Allahu ju dhente cdo te mire, po ashtu ne emrin tim personal dhe te shoqates tone falenderoj shkaktarin e prezences tone ketu Myftiun tuaj Gezim Kopani i cili bashkepunon me shoqaten tone sidomos ne projektet sociale te muajit ramazan dhe te festes se kurban bajramit.” Pervec pakove ushqimore ne disa familje u be edhe shperndarja e zekatit.
Nga kjo ndihme perfituan rreth 50 familje.

Leave a Reply