Myftinia Pukë në bashkëpunim me Shoqaten V.H.K. Istanbul shpërndau sot në qytetin e Pukës 100 pako me ushqime. Nga kjo ndihmë përfituan disa familje në nevojë, jetim dhe një pjesë të nxënësve të Mejtepit Pukë dhe Fushë Arrëzit. Përveç grupit të punës në shpërndarjen e pakove mori pjesë edhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i cili më këtë rast shprehu falenderimet më të veçanta për shoqatën V.H.K. Istanbul e cila vazhdimisht i është gjendur pranë dhjetra familjeve në rrethin e Pukës. Datë: 05 dhjetor 2021