Myftinia Puke ndihmon familjet pa streh.

PC060327Gjate dites se sotme Myftinia e rrethit Puke ka ndihmuar mbi 15 familje me pako ushqimore si: nje thes miell, dy kg voj, oriz, makarona krip, sheqer etj.

Gjate shperndarjes ka marr pjese vete Myftiu i Pukes Gezim Kopani  i cili gjate takimit me familjaret ne nevoj nder te tjera ka thene: “…ne keto momente veshtirsie te gjithe duhet te mundohemi te jap kontributin e tij. Kjo eshte dita per te ndihmuar familjet ne nevoje.

Nje falenderim te vecante kam per Komunitetin Mysliman te Shqiperise, Shoqaten Istanbul dhe disa besimtare mysliman te cilet kan qene te gatshem per te ndihmuar familjet ne nevoje ne Puke.
Gjithashtu duke shpresuar ne mirkuptimin e tyre i bej thirrje njesive vendore, shtabit te emergjences qe te ndihmoj familjet te cilat keto dite ka mungesa te theksuara ushqimesh…”

Ushqimet jane derguar nga Myftinia e rrethit Puke pran shtepive te familjeve ne nevoje. Edhe gjate dites se neserme Myftinia e rrethit Puke do vazhdoj te ndihmoj familje te tjera ne nevoje

Leave a Reply