Mesazh urimi i Myftiut të Pukës Gëzim Kopani me rastin e Fitër Bajramit (2023)

MESAZH URIMI I MYFTIT TË PUKËS GËZIM KOPANI ME RASTIN E FESTËS SË FITËR BAJRAMIT, 21 PRILL 2023

Bismilahir  Rahmarnir Rahim
Në emer të Allahut, Mëshiruesit , Mëshirëbërësit !

Të nderuar besimtar!

Nesër datë 21 prill 2023 është festa e Fitër Bajramit. Kështu pa e kuptuar kaluam sëbashku një muaj të bukur, muajin ramazan, në të cilin përjetuam vlerat shpirtërore, ku krahas agjërimit kryem falje të namazeve  dhe bëmë lutje të përbashkëta.
Ky muaj na bashkoi në iftare dhe veprimtari sociale, duke marr kështu duat dhe urimet e dhjetra familjeve skamnore.
Ndaj duke shpresuar në pranimin e ibadeteve, lutjeve tona tek Allahu, ju uroj për shumë vitë gëzuar festen e Fitër Bajramit! E festofshi Bajramin me lutje, shëndet e gëzime në familje, me emigrantët dhe të afërmit tuaj!
Të sëmuarve, ju uroj shërim, të pamundurve dhe te vemtmuarve u dëshiroj gëzim, ashtu sic është kjo festë e bukur!
Ndaj dhe nje herë, gëzuar festen e Fitër Bajramit !

Myftiu i Pukes
Gezim KOPANI

Leave a Reply