Medreseja Shkoder shtron iftar per agjeruesit Pukjan

Iftar, Puke 29.07.2013
Iftar, Puke 29.07.2013

Me datë 29 korrik 2013 Myftinia Pukë në bashkepunim me Medresen Haxhi Sheh Shamia Shkoder organizuan shtrimin e një iftari për xhematin e Xhamisë Pukë. Në këtë iftar ishte i pranishem Myftiu i Pukës Gëzim Kopani si dhe kryetari i shoqatës “Istanbul” Ridvan Seferaj.

Në fjalen e mbajtur me këtë rast, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani nder të tjera tha: “Falenderimet i takojnë Allahut të Madheruar që na dha këtë iftar. Falenderim i veçantë shkon për Medresen H.Sh. Shamia Shkoder e cila na mundësoi shtrimin e këtij iftari.

Tashmë ndodhemi në dhjetë ditët e fundit te Ramazanit, ku duhet të shtojmë adhurimet dhe punet e hajrit pasi këto ditë janë myzhde për myslimanin. Në këto ditë bie  nata e bekuar e Kadrit në të cilin Allahu xh.sh ua pranon lutjet besimtarëve qe i drejtohen me lutje Atij. Hz.Aishe r.a. e ka pyetur hz.Muhammed a.s. duke i thënë: “O i derguari Allahut, nese e përjetoj naten e Kadrit, çfare duaje (lutje) duhet të them!? Hz. Muhammed a.s. i thotë: “O Aishe! Thuaj:”Allahumme inneke afuvun Kerimun, tuhibul afve, fa fuani.” d.m.th: “O Zoti im! Ti je falës i Madhe, e do faljen më fal mua.” 

Që të gjithë sëbashku duhet të punojmë për të sjell në Xhami femijet, të afermit pasi lutja në këto ditë ka  sevape  shumë të medha. Le të punojmë të gjithë sëbashku që të sjellim në xhami personat të cilët skan qenë asnjë herë edhe pse nuk din, mjafton që ti fusin në shtepin e Allahut xh.sh. për të marr këto sevape. Duke ju falenderuar për pranin tuaj, ju uroj agjerim të pranuar.”

Kryetari i shoqates “V.H.K Istanbul” Ridvan Seferaj ndër të tjera tha: “Fillimisht ju uroj të gjithëve agjerim të pranuar! Tashme Medreseja H.Sh. Shamia Shkoder e ka kthyer në tradite shtrimin e iftareve në qytetin e Pukës, pasi tashmë edhe rrethi i Pukës është pjesë e shkolles tonë në të cilen mësojnë shume bijë Pukjan.  Falenderoj Myftiun e Pukës i cili me bashkëpunimin e tij ka arritur të bëhet një urë lidhese mes Pukës dhe Medresesë.

 Siç e  dini, femijet e Pukës i kan pas dhe do i kenë të hapura dyert e Mdresesë tonë.  Profesori i jonë Mehmet Gormez ka thënë: “E shikoj me trishtim ato vende ku në safet e Xhamiave nuk shikoj të rij.”,  ndërsa unë sonte në këtë iftare po shikoj shume të ri dhe kjo është një shenjë e mirë për rrethin e Pukës. Unë, nuk e imagjoj gjendjen e myslimaneve nëse nuk do ishte muaji i Ramazanit, prandaj gjej rastin tju uroj edhe një hërë agjerim të lehtë dhe të pranuar tek Allahu xh.sh!

Puke 29.07.2013

 

Fotografi te tjera

 








Leave a Reply