Kryeparlamentari Meta: Harmonia ndërfetare shembull për politikën

Kryetari i Komunitetit Mysliman priti në një takim miqësor Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë z. Ilir Meta.

Në vizitën e tij z. Meta uroi Kryetarin Bruçaj për detyrën e re dhe u shpreh se toleranca, harmonia dhe dialogu mes komuniteteve fetare dhe roli i Komunitetit Mysliman në këtë aspekt është për t’u marrë shembull dhe nga politika. “Një harmoni dhe vlerë të tillë duhet ta ruajmë edhe në vazhdim”, tha ndër të tjera kryeparlamentari.

Më tej Kryetari i Parlamentit u shpreh se është gjithmonë i hapur për bashkëpunim dhe për të ndihmuar Komunitetit Mysliman për çdo nevojë, pasi sipas tij komunitetet fetare janë tepër të rëndësishme në mbarëvajtjen e çdo shoqërie.

Kryetari Bruçaj falënderoi z. Meta për urimet e përzemërta dhe u shpreh se Komuniteti Mysliman ka  qenë dhe do të jetë përherë promotori më i rëndësishëm i ruajtjes së këtyre vlerave.

Kreu i Komunitetit Mysliman u shpreh gjithashtu se një ndër objektivat kryesorë të institucionit që ai drejton është rritja e cilësisë së arsimit në institucionet arsimore që KMSH administron në vend. “Vetëm më një arsim cilësor duke gërshetuar mjaft mirë lëndët fetare me ato shkencore  do të mund të ndërtojmë një shoqëri më të mirë dhe më të denjë për të gjithë ne”, theksoi z. Bruçaj.

28 Mars 2014

/Drita Islame/

Leave a Reply