Me date 04 shkut 2017 ne ambjentet e Myftinise Puke eshte zhvilluar mbledhja e radhes e Keshillit te Myftinise
Puke. Ne kete mbledhje u miratua “Analiza e vjetore e punes se Myftinise Puke pergjate vitit 2016”, Plani i punes per vitin 2017 si dhe disa vendime te tjera.
Anetaret e Keshillit vlersuan punen e bere pergjate vitit 2016 duke e vlersuar ate si nje nder vitet me te sukseshme te Myftinise Puke. Gjate vitit 2016 Myftinia Puke ka zhvilluar shume llojshmeri aktivitetesh duke perfshire ketu gjithe rrethin e Pukes. Vleresime te vecanta iu be punes qe Myftinia Puke ka bere ne ndihme te familjeve ne nevoj ku pergjate vitit 2016 jane ndihmuar mbi 1500 familje. Po ashtu vlersime u bene per punen e bere ne aspektin arsimore islame duke vlersuar vendimin e Myftiut Gezim Kopani per hapjen e Mejtepit te xhamise se fshatit Qerret.
Me pas Anetaret e Keshillit te Myftinise Puke diskutuan mbi planin e punes per vitin 2017 ku vemendje e vecante pritet ti kushtohet rindertimit te xhamise se Koder Hanit duke pasur parasysh edhe 470 vjetorin e krijimit te qytezes se Koder Hanit, rikonstruksionin e xhamise se fshatit Iballe, hapjen e Mejtepit islam ne Rrape etj.
Krahas ketyre Keshilli i Myftinise Puke mori edhe disa vendime te tjera qe pritet te realizohen pergjate vitit 2017.