Falenderim nga bijat e imam Qazim Nushi

Falenderim nga bijat e imam Qazim Nushi

(Falenderim nga të bijat e imamit, Qazim Nushit me rastin e shpalljes “Qytetar Nderi” të babait tonë Myftinisë Pukë dhe të Komunës Qerret.)

Nexhmije Meçi (Vajza e imam Qazim Nushi)
Nexhmije Meçi
(Vajza e imam Qazim Nushit)

Ne, bijat e të njderit imam Qazim Nushit, falenderojmë Komunën Qerret që me propozimin e Myftinisë Pukë për  vendimin e saj për të shpallur të ndjerin imam Qazim Nushi, babait tonë “Qytetar Nderi” të Komunës Qerret. Njëkohësisht falenderojmë fshatin Qerret, i cili për afro 40 vjet e ka mirëpritur dhe ka treguar kujdes të veçantë për imam Qazimin dhe familjen e tij edhe pas mbylljes së xhamisë më 1967 nga PPSH.

Shumë qerretas e nderonin dhe e respektonin. E respektuan deri në frymën e fundit. Gjithashtu falenderojmë të gjithë pjesëmarresit në këtë ceremony të organizuar nga Myftinia Pukë dhe të atyre që s’patën mundësi për të marrë pjesë.

Babai ynë shërbeu në fshatin Qerret. Ku u respektua dhe u mirëprit me zemërgjerësi. Siç e kanë traditë malsorët pukas e në mënyrë të veçantë banorët e Qerretit. Ky fshat u bë vatra kryesore e përkrahjes dhe e ngrohtësisë shpirtërore dhe e përsonifikimit duke marrë përgjegjësinë e një komuniteti, duke e identifikuar Hoxha i Qerretit. Me këtë symbol u njoh në të gjithë rrethin e Pukës e më gjërë.

Kjo u pa më së miri gjatë Luftës Nacional Çlirimtare kur babën tonë e vënë para pushkatimit, sepse e përkrahte luftën. I gjithe komuniteti me besën e shqiptarit i shpëtuan jetën. Edhe mbas ndalimit të predikimit të fesë, ata e ftonin që të shkonte në rreth. Në familjet e tyre me raste gëzimesh familjare. Kur ishte i mirëpritur dhe i respektuar. Me rastin e varrimit të tij erdhën shumë banorë të Qerretit, të Kabashit, Lajthizës, Rrapes e PukësMegjithëse kishin marrë porosi që anëtarët e Partisë të mos ngushëlloin as familjen tonë.

Megjithatë kanë ardh kryetari i gjykatës z. Famir Çela të cilit iu dha vërejtje nga komuniteti i partisë. Po kështu përfitoj nga rasti të falëndëroj të gjithë ata që morën pjesë në varrimin e të ndjerës, nënës sonë si e shoqja e imamit.

Edhe një herë i falenderojmë të gjithë ata që e kanë dashur babain tonë edhe pse s’ndodhen në mes nesh, si; Imer Nimani, Ismail Nezir Pema, Kadri Kasemi, Bajram Cena, Zeqë Tafilaku, Elez Tafilaku, Ukë Ismail Lluka, Kapllan Laçi, Elez e Brahim Hoxha, Selim Baftia, Mustafë Rexha, Beqir Hoxha e shumë të tjerë në pamundësi për t’i përmend.

Ju faleminderit për vëmendjen!

Nexhmije Meçi

(Vajza e imam Qazim Nushi)

Pukë, më 23.05.2015

Përgatiti: Gëzim Kopani (Myfti i rrethi të Pukës)

Shenim: Teksti i mësiper është i protokolluar tashmë me shkrimin në arkivin e Myftinisë së rrethit Pukë me nr.prot; 117, me shkrimin e vet vajzës së imam Qazim Nushi, Nexhmije Meçi.

Ky material u publikua në internet më; 30.07.2015

Leave a Reply