E drejta e gruas në arsim

Gruja ne islam

Islami është feja e parë dhe sistemi i parë në botë i cili ia obligoi diturinë burrit dhe gruas, duke u mbështetur në hadithin e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), kërkimi i diturisë është detyrë obligative, dhe kërkoni diturinë prej djepi e deri në varr.

Gruaja është si burri. Nuk do të mund ta kryej rolin e vet në shoqëri nëse nuk i mëson çështjet që kanë të bëjnë me fenë dhe jetën e përditshme. Islami na nxit për arsimimin dhe edukimin e vajzave.
Transmeton Ebu Burde prej babaít të tij i cili thotë: “Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: Çdo njeri i cili ka një vajzë robëreshë, dhe e arsimon e edukon si duhet, pastaj e liron dhe e marton, ka dy shpërblime.” (Transmeton Buhariu)
Transmetohet prej Ebi Seidít i cili thotë: “Erdhi një grua te Pejgamberi (sal lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe tha: Krejt hadithet (fjalët tua i morën burrat, për atë na e cakto një ditë që të vijmë te ti dhe të na mësosh diçka nga ajo që të ka mësuar All-llahu.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) i lavdëroi gratë e ensarëve (medinasve) duke thënë: “Turpi nuk i pengoi që ta mësojnë fenë.” (Transmeton Muslimi)
Është konfirmuar se Shifa Binti Abdull-llah Muha-xhirja, kurejshite e familjes Adevijje, e mësoi Hafsën bijën e Omerit, nënën e besimtarëve, që të shkruajë duke e marrë pëlqimin e Pejgamberit për këtë.
Ashtu siç u dalluan në jetën shkencore disa burra, po ashtu u dalluan edhe disa gra. Hafidh Dhehebiu thotë: “Nuk është thënë për asnjë grua se ajo ka gënjyer në ndonjë hadith.”(1)
Sheukani thotë: “Nuk është transmetuar nga asnjë prej dijetarëve se ai e ka refuzuar transmetimin e ndonjë grua për atë se është grua. Sa e sa prej Sunnetit e ka pranuar ummeti vetëm nga një grua prej sahabëve.” (2)
Njerëzit e shihnin se si e ka arritur Aishja (radijall-llahu anha), (e cila ishte e diplomuar në shkollën pejgamberike), kulminacionin e diturisë dhe pjekurísë në çdo shkencë që është e lidhur me fenë si: Kur’ani, hadithi, tefsiri dhe fikhu. Ajo në Medine ishte përballë dijetarëve të mëdhenj si Abdull-llah Ibën Omeri, Ebu Hurejra dhe Ibën Abbasi në pozitën e mësuesit ndaj nxënësve të vet.
Për të shkroi Dhehebiu në librin e tij “Sijeru E’lami En- Nubela”, dhe në mes tjerash ka thënë: Sikur të tubohej dituria e gjithë njerëzve dhe nënave të besimtarëve, Aishja (radijall-llahu anha) do të kishte diapazon më të gjerë shkencor se ata.
Pyesin: Pse stagnoi shoqëria islame?
Mundet që përgjigjet të jenë të shumta. Por më e rëndësishme është koha e stagnimit të mendjes së muslimanit, dhe derisa nuk rikthehet formulimi i kësaj mendje dhe të përputhet me sheríatín dhe jetën, nuk ka shpresë në tejkalimin e kësaj periudhe.

Në qoftë se i bëjmë vështrim realitetit të gruas në epokën pejgamberike, do ta shohim se si e okuponin xhaminë që të pinë prej burimit të diturisë. Dhe kur nuk u mjaftonte, kërkuan ligjërata të veçanta nga Pejgamberi (sal-lall llahu alejhi ve sel-lem) që ta shtojnë marrjen e njohurive nga ai. U mishëruan me këtë dituri dhe e shndërruan në sjellje shembullore praktike,në edukatë të lartë me të cílën i ushqyen bijtë e vet, dhe në lëvizje të bekuar në çdo fushë jetësore. Gruaja (atë botë nuk pyeste për rolin e saj në veprimtarinë politike, shoqërore apo politike, por ajo e kryente këtë rol, kurse udhëzimi pejgamberik e stimulonte dhe i ndihmonte.
Kur vdiq Pejgamberi i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), Aishja (radijall-llahu anha) ende nuk i kishte mbushur 19 vjet, por krahas saj i mbushi të gjitha anëve e botës me diturinë transmetimin e hadithit ka qenë e paarritshme. Nuk ka pasur prej sahabëve të Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) njeri i cili ka transmetuar më tepër se ajo. Prej saj u transmetuan 1110 hadithe. gjitha i transmetoi Bekij Ibën Mihled El-Endelusi në Musnedin e tij me senede (zinxhirë transmetuesish) të lidhura deri te ajo. Ebu Musa Esh’ariu thotë: “Sa herë që nuk e kemi pas të qartë ne shokët e Pejgamberit ndonjë hadith, dhe e kemi pyetur për të Aishen (radijall-llahu anha) çdoherë kemi gjetur te ajo përgjigje adekuate, ajo është prej atyre që kanë dhënë fetva (përgjigje të argumentuara në çështjet fetare).”
Ibën Hazmi thotë: “Prej fetvave të saj mund të bëhet një përmbledhje grandioze. Po ashtu ka qenë edhe prej komentuesve” Urveja thotë: “Nuk kam parë asnjë më të dijshëm se Aishja (radijall-llahu anha) në Kur’an. Ka qenë njeriu me mendime më të frytshme (efikase) në bazat e fesë dhe hollësitë e Librit të qartë (Kur’anit), ka qenë njohëse e medicinës, politikës, transmetimit, historisë dhe gjenealogjisë, po ashtu ajo ishte lexuese e mirë.”
Prej díjetarëve, ekspertëve dhe juristëve të profesinalizuara në fetva ishin edhe: Ummu Seleme, Hafsa, Ummu Habibe, Xhuvejrije, Mejmunja, nënat e besimtarëve (gratë e Pejgamberit), Fatimja, bija e Pejgamberít (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) Zejneb Binti Ummi Seleme, vajza e gruas së Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem).
Ebu Rafiu thotë: “Ajo është gruaja më e dijshme në Medine, po ashtu Lelja Binti Kaif, Esma Binti Ebu Bekër, Ummu Sherik Binti Thuvejb, Ummu Derda e madhe, Atike Binti Iezid, Sehle Binti Suheji, Fatime Binti Kajs, Ummu Sulejm dhe Ummu Ejmen.”
Muhammed Ibën Sa’dí një pjesë të librít të vet “Et- Tabekatul-kubra” ia kushtoi transmetimeve të hadithit të grave. Në të përmendi mbi shtatëqínd gra të cilat transmetuan prej Pejgamberít të All-llahut apo prej shokëve të tij. Prej tyre (grave) transmetuan figurat e shquara të kësaj feje dhe imamët e muslimanëve.
Ndërkaq realiteti i gruas në shekujt e fundit ka qenë i hidhur, roli i saj u margjinalizua, e izoluan dhe injoruan dhe mendonin se gruaja nuk duhet të jetë e pranishme në shkencë, por obligimi í arsimimit të saj bíe mbi babain apo burrin e saj, e nëse ndodhte që të jetë babai apo burri injorant, atëherë gruaja privohej prej dritës së diturisë dhe kuptimit të jetës.
“Shkollat e huaja e shfrytëzuan rastin. E panë terrenin të hapur ku nuk kishte rezistencë e as veprimtarë që ta mbushin, për atë i mobilizuan të gjitha forcat e veta që të depërtojnë në thelbin e qenies së ummetit përmes ushtrimit të ndikimit mbi gruan, formuesen e brezave, saqë orientalisti Gibb thotë: “Shkollat e femrave janë bebëzat e syve të mi”(3)

_____________
1). Parathënia e “Mizan-it”, Edh-Dhehebiu.
2). “Nejlul-Eltar”, 8/122.
3). “Çka për gruan”, dr. Nurudin Atër, fq. 34.

Shkëputur nga libri “Gruaja në karvanin e thirrjes” Mustafa Tahhan
Përkthyer nga: Bashkim Aliu dhe Sali Shasivari

 

Marr nga: /https://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=12283/

Leave a Reply