Bisedë fetare me gratë në xhamin e Pukës

 Gjatë ditës së sotme date 11.01.2014 Myftinia e rrethit Pukë ka zhvilluar një bisedë fetare me gratë në xhaminë e qytetit të Pukës. Në takim moren pjesë dhjetra gra si dhe Myftiu i Pukës Gezim Kopani.

Bisede fetare me grate ne xhamin e Pukes.
Bisede fetare me grate ne xhamin e Pukes.

      Takimi u hap me një pjesë Kur’anore dhe më pas Myftiu i Pukës Gezim Kopani mbajti një vaiz mbi “roli i gruas në islam dhe jeta e Profetit Muhammed a.s.”

      Myftiu Gezim Kopani ndër të tjera tha: “Myftinia Pukë ne vazhdimsi do zhvilloj takime të tilla jo vetem në qytetin e Pukës, por edhe në fshatrat e rrethit te Pukes. Ju ftoj të gjithave që të ftoni shoqet dhe të afërmit tuaj për tu bërë pjesë e rrugës islame. Më ka rastis të më thonë: “Unë, dëshiroj të vi në xhami, por nuk di as dua, dhe as lutje. Unë u them: “Nuk është problem që nuk di, problem është nëse nuk ka dëshirë për të mësuar. Kur dëshira është është gjysma e punes pasi edhe Pejgamberi Muhammed a.s. thotë: “Çdo gjë vlersohet sipas nijetit” . Prandaj, ftoni shoqet, komshin dhe të afërmit në rrugen e islamit. Për fillestarin nuk është problem din apo nuk din të falet, e rëndësishme është ti sjellim në shtepin e zotit (në xhami) dhe tu tregojmë atyre vlerat e fesë islame.

 

     Myftinia e rrethit Pukë në kuadër të muajit të “Mevludit” ka planifikuar disa takime në gjithë rrethin e Pukës.

      Në fund të takimit pjesëmarreset shprehen dëshiren e tyre që në takimet e tjera te predikohet mbi rregullat islame që duhen zbatuar gjatë jetës.

 

Leave a Reply