Profeti Ismail a.s. dhe ndodhia e Kurbanit

Nga: Gezim Kopani , Myfti i Pukes

Kur profeti Ibrahim a.s. u largua nga populli i tij sebashku me nipin e tij Lutin a.s. si dhe duke pasur parasysh mungesen e nje femije ju lut Allahut xh.sh keshtu;

Allahu xh.sh thote: 

Zoti im, me dhuro mua nje femije prej femijeve te mire!” (Es Safat; 100)

Pasi Ibrahimi a.s. kishte per bashkeshorte nje grua shume te bukur si Sara ai dhe ajo vazhdimisht kishin deshire te kishin femije, por Sara nuk lindte femije. Pas ndodhis me mbretin ne Egjipt i cili me von i dha Sares nje prej sherbetoreve te tij te quajtur Haxhere, Ibrahimi a,s. ne nje moshe pothuajse te vjeter e lejoi Sara qe te martohet me Haxheren me qellim qe te kishte femije. Dhe ne fakt keshtu ndodhi. Per shkak te frikes se mos Sara do i bente gje  shtatzanis se saj Haxherja u largua dhe u vendo tek nje burim uji . Ketu i vjen meleku dhe i thote: Mos keni frik se ai djal do lind dhe do jet njeri i madh, do jet pejgamber dhe do quhet Ismail. Pas nje fare kohe Sara dhe Haxherja filluan te xhelezoheshin  per me shume kliko ketu: https://gezim-kopani.blogspot.al/2017/07/profeti-ibrahim-as-pjii.html 

Per shkak te zenkave ose xhelosis Ibrahmi as. vendosi qe pasi te lind Haxherja ta largone ate, pasi keshtu u urdherua na meleku i Allahut xh.sh. Ibrahimi a.s. i vendosi ato ne luginen mes kodres Safra dhe Merves . Kur Ibrahimi zuri te largohet, Haxherja e kap per rrobash dhe i thote: Si o Ibrahim po largohesh dhe po na le te shkret ketu? Ibrahimi nuk reagoj. Haxherja vazhdonte ta pyesete, por perseri Ibrahimi a.s. nuk reagoj. Kur Haxherja i thote; A te ka urdheruar Allahu xh.sh keshtu? Ibrahimi a.s. tha: Po! Haxherja tha: Atehe nuk do jemi prej te humberve! Pasi u largua Ibrahimi a.s Haxheres i filluan hallet. I perfundoi uji. Dhe filloj te ngjiste kodren e Safras me qellim te gjente ndonje rruge dalje por nuk shikon asnjeri. Kthehet si me vrat dhe hyp ne kodren e Mervas. Kete e ben shtat here. Ne here e fundit degjon nje ze qe ishte Meleku i Allahut i cili i binte tokes, nga ku filloj te dilte aq shum uje saqe Haxherja vrapon drej ti dhe fillon ta rrethoj. Ai uj u quajt Zemzem. Meleku i thote Hxheres: Mos kini frik, se ky vendo do jet i bereqetshem. Djali yt sebashku me babain e tij Ibrahimin a.s. do ndertojne shtepin e Allahut , Qaben. Pas kesaj kalon aty pranj nje fis i quajtur Xhurhum. Ata kerkojne leje prej Haxheres per te pir uj dhe ajo i lejoi. Jeta filloj te shkoj shume mire per Haxheren dhe Ismailin a.s. duke pasur parasyh begatin e madhe qe Allahu xh.sh u dha me ujin zemzem dhe jo vetem.(1) Pasi djali u rrit (diku thuhet rreth 18 vjeç ne disa tregime te tjera thuhet 15 vjeç, Zoti e di me mir) i vdes nena. Ibrahimi a.s. vazhdimisht e vizitonte Ismailin a.s.

Pasi Ismaili a.s. u rrit dhe u be i zoti per pune , si zakonisht i vjen per vizite babai i tij Ibrahimi a.s. i cili dite me pare kishte shikuar nje enderr. (3)
Ai kishte shikuar qe duhet te bej djalin kurban. Heren e pare Ibrahimi a.s. mendoj se kjo eshte thjeshte nje nderr por ku ajo u perserit naten e dyte e kuptoj qe ajo ishte prej Allahut xh.sh ishte nje shpallje, udher. Dita qe pasoj endrren e dyte te profetit Ibrahim a.s. quhet Arafas.
(Arafaja eshte dita e nente e muajit Dhulhixhe. Ata qe nuk jane duke kryer haxhin mund edhe ta agjerojne diten e arafas. Muhamedi a.s ka agjeruar kete dite dhe ka bere edhe kete dua: “Shpresoj prej Allahut qe te mi fal gjynahet e vitet te kaluar dhe vitit te ardhshem.” (Muslimi) Dita e arafas eshte nata e Kurban Bajramit)

Kjo ishte nje sprove per profetin Ibrahim a.s. dhe kjo sprov i erdh kur djali i tij Ismaili a.s. thuhet se kishte arritur moshen e pjekuris 18 vjeç (diku tjeter thuhet rret 13 vjec) Tregohet se Ismaili ishte nje djal shume i bukur dhe i edukuar.Kur Ibrahimi as. arrin tek shtepia e Ismailit as. e takon me dashuri dhe mall pasi e dinte se per cfare ishte udheruar nga Allahu xh.sh. me kujdes vendos ti tregoj.

Allahu xh.sh thote ne Kur’an:

Djali im, une kam shikuar ne enderr qe te te pres ty…” (Es Safat ; 102)

Ismaili i thote: “O babai im, beje ate qe te eshte udheruar, e une ne dasht Zoti do jem durimtar.” (4) Te nesermen ne mengjes Ibrahimi a.s. mori djalin Ismailin dhe u nisen rruges per nga Qabja saktesisht per ne Mina (Mina eshte vendi ku u therr kurbani)

Rruges per ne Mina shejtani i doli para Ibrahimit a.s. per tia prish nijetin. Shejtani zuri ti thoshte Ibrahimit: Si guxon ta besh kete?Ti je babai si mundet nje baba te therr djalin?Por Ibrahimi a.s. as qe i vuri veshin fjaleve te shejtanit dhe mori gur duke e goditur (shtet here) Pasi deshtoi me Ibrahimin as. shkon te Ismaili duke i then: Kjo qe po ben babai yt eshte lajthitje. Eshte gabim. A urdheron Allahu nje gje te till? Mendo nenen tende , mendoje ate se sa shume do merzitet dhe do qaj per ty. Por edhe Ismaili nuk degjoi mashtrimet e shjetanit dhe e goditi me 7 gur . Duke mos pasur sukses shejtani shkon tek nena e Ismailit Haxherja dhe i thot: Burri yt eshte duke bere nje hata te madhe, do therr djalin tend. Haxherja nuk e degjon dhe i thote: Ibrahimi a.s. nuk ben asnje gje per te cilin nuk e ka urdheruar Allahu xh.sh edhe kjo e gjuan me gur. Keshtu shejtani u largua nga te tre duke u goditur me nga 7 gur. (5)
Kur arriten Ismaili a.s. i thoste babait qe te mos merzitet, une do jem prej durimtareve. Keto fjale ishin prekse per Ibrahimin a,s por permbahej pasi deshironte qe te qonte ne vend urdherin e Zotit. Me sy te perlotur Ibrahimi a.s. e shtrin te birin (ne nje trasnmetim tjeter tregohet se Ismaili a.a. eshte shtrire vet) dhe ndersa thonte fjalen “Bismilah” thoshte “Zoti im, ja tek jam duke e zbatuar urdherin tend.”(6) Ibrahimi a.s. i vendos thiken Ibrahimit a.s. ne qaf porse thika nuk priste. (7) Pasi te dy u dorzuan (8) Ibrahimi a.s. degjon nje ze: O Ibrahim! E zbatove urdherin e Zotit.”

Allahu xh.sh thote:

Ne e thirrem ate: O Ibrahim! Ti tashme e zbatove udherin (endrren)! Ne keshtu i shperblejme te miret! Vertet kjo ishte sprove e qarte. “ (Es Safat; 104-106)

Ne keto momente Allahu xh.sh i dergon nje kurban . Tregohet se Allahu xh.sh ka urdheruar Xhebrailit qe te marr nje dash nga xhenneti dhe ta dergonte tek Ibrahimi a.s. ne momentin qe Ibrahimi do dergoj ne vend urdherin tone do i dergosh dashin qe dohet kurban. (9)

Nga Ibni Abasi kemi se ai ka thene: ” Ky dash i ardhur tek Ibrahimi a.s. eshte ruajtur per dyzet vjet ne xhennet.” (Taberiu)(10)
Lehtesimin qe i beri Allahu xh.sh Ibrahimit a.s. e gezoj pa mas saqe ai vazhdimish i gezuar dhe me lot ne sy falenderonte Allahun xh.sh

Allahu xh.sh thote:

Ne e shpaguam ate me nje kurban (me nje te therrur dashi) te rendesishem. Dhe ndaj tij Ne lame perkujtim te mire nder popujt e ardhshem. Selam paste Ibrahimi. Keshtu ne kete menyre ne i shperblejme bamiresit. Vertet ai (Ibrahimi) ishte nga roberit Tane besimtare.” (Es Safat; 107-111)

Me kete Allahu xh.sh deshironte ti tregonte Melekeve por edhe njerezve qe Ai Allahu nuk deshiron derdhjen e gjakut te njeriut mbi toke. Kurbani rrjedh pikerisht nga kjo ngjarje te cilen sapo e treguam. Kurbani eshte adhurim qe myslimanet e bejne per Krijuesin e gjithesise. Kurbani ka qene adhurim per cdo profet ne menyre qe ata ta permendin emrin e Allahut teksa ato bejn kurban (pra duke thene Bismilah) (11)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

Nje nga adhurimet me me vlere qe mund te kryej njeriu ditet e Kurban Bajramit me qellim fitimin e dashuris se Allahut xh.sh eshte prerja e kurbanit.” (Tirmidhi, Edahi 01)

Qabja , Ibrahimi dhe Ismaili a.s.

Qabja eshte vendi numer nje me i rendesishmi per te gjithe myslimanet. Ajo eshte vendosur  paralel ne te njejten hapsire sic eshte Bejtul Mamuri. Qabja eshte Xhamia e pare e ndertuar ne toke.

Allahu xh.sh thote:

Shtepia (xhamia)e pare e ndertuar per njerez, eshte ajo qe u ngrit ne Beke (Meke), e dobishme udherefyese per mbare njerezimin.” (Ali Imran; 96) 

Pas ngjarjes mes Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s. kaluan vite, dhe nder vite Ibrahimi a.s. e kishte per detyre qe ta vizitonte djalin e tij Ismailin a.s. Sa here qe Ibrahimi a.s. e vizitonte djalin e tij Ismaili a.s. e keshillonte ose i linte nga nje porosi. Nje dite i gezuar Ibrahimi a.s. merr rrugen per ta takuar Ismailin a.s. E gjen ate afer ujit Zemzem teksa po bente disa shigjeta prej druri. Sebashku filloj duke ecur ku nderkohe Ibrahimi a.s. i tregon Ismailin per udherin tjeter qe Allahu xh.sh i kishte dhene. Urdheri kishte te bente me ndertimin, ose rindertimin e Qabes.

Allahu xh.sh thote:

 

“…Ibrahimin dhe Ismailin i urdheruam; ju te dy pastroni shtepin Time per vizituesit...” (El Bekare; 125)

Ky urdher e gezoj pa mas edhe Ismailin a.s. dhe keshtu te dy sebashku filluan nga puna per ndertimin e Qabes.  Sipas transmetive kemi se Ibrahim a.s. po ashtu as djali i tij nuk e kan dit vendin se kur do e ndertohej Qabja. Keshtu Allahu dergoj nje erë (12) e cila u shfaqe me fuqin e saj duke u rrotulluar ne nje vend ku ndodheshin themelet e Qabes ndertuar nga Ademi a.s..

Allahu xh.sh thote:

Perkujto kur Ne e udhezuam Ibrahim per ne vendin e shtepise (Qabes)...(El Haxh; 26)

Ne kete kohe Ibrahimi a.s. lutej duke thene: “Zoti yne! Bena neve te dyve besimtare te sinqert ndaj Teje …na i meso rregullat e ibadetit tone dhe falna neve, vertet Ti je qe fale shume, je Meshirues!” (El Bekare; 128)

Filluan te ndertojne kendin e Qabes. Ne kete koh Ibrahimi a.s i thote djalit te tij: Biri im! Ma sjell nje gur te bukur qe ta vendos ketu. Ismaili i thote : Jam i lodhur. Ibrahimi i thote: Ik. Ismaili u largua (per te gjetur nje gur te bukur) Ne keto memonte vjen Xhibrili i cili me vete mbante nje gur i cili askohe ishte i bardh (Safir) i cili quhet Haxher. Kur u kthye Ismaili a.s. u habit kur shikoj nje gur shume te bukur dhe pyet: Kush e solli kete o babi im! Ibrahimi a.s. ju pergjigj: Allahu! Keshtu ato e vendosen sebashku gurin dhe filluan ndertimin e Qabes.

Ibni Abasi transmeton se Muhammedi a.s. ka thene: 

Guri i Xhames “haxheri” ka zbritur prej Xhennetit. Ai ka qene me i bardh se sa qumshti mirepo ai eshte nxire per shkak te gjynaheve te bijeve te Ademit.” (Tirmidhi)

Gjete ndertimit ato luteshin duke thene:

Rabbene tekabel minna inneke enntes semiiul alim. dmth: Zoti yne! pranoje prej nesh se me te vertet Ti je qe degjon dhe di! (El Bekare; 127)

Po ashtu Ibrahimi a.s. duke u rrotulluar rreth themele njekohesisht edhe duke e ndertuar Qaben lutej duke thene: “Zoti yne! Dergo nder ta, nga gjiu i tyre te derguar qe t’u lexoje atyre ajetet Tua, t’u mesoje atyre librin dhe urtesin, e t’i pastroj (ata ne idhujtaria). Ska dyshuim se Ti je ngadhenjyesi i dijshmi.” (El Bekare; 129) 

Ne Qabe Ibrahimi a.s. kishte per zakon te falej ne nje vend qe sot quhet “Mekami Ibrahim“(13) tregohet se Ibrahimi ka bere lutje dhe namaze pikerisht tek ky vend   vend ne te cilin ngelen edhe gjurmet e kembeve te tij.

Profeti Ismail a.s. ka jetuar tek vendi i quajtur Hixhaz dhe eshte paraardhes i arabeve dhe prej te cilit eshte edhe profeti Muhammed a.s.

 
Martesa e Ismailit a.s. dhe ngjarja e pragut te shtepis

Familja e Ismailit a.s. respektohej shume duke pasur parasysh qe nene e tij Haxherja lejoj qe njerezit te pijne uj nga uji i Zemzemit. Nder fiset qe u vendosen ishte edhe fisi i quajtur Xhurhum.
Pas vdekes se nenes se tij Ismaili a.s. u martua me nje nga vajzat e ketij fisi. Por ajo ishte nje sprov per Ismaili a.s. pasi vazhdimisht ankohej dhe ishte e pakenaqur.
Tregohet se nje dite Ibrahimi a.s. viziton shtepin e Ismailit a.s. por nuk e gjen ne shtepi, pyet bashkeshorten e tij se ku ndodhet ? Ajo i thote: Ka dal per te siguruar buken. Ibrahimi a.s. interesohet per hallet e shtepise dhe bashkeshortja e ismailit duke u ankuar i thot: Jemi keq, skamja na ka mbuluar dhe vazhdoj te rendit shume ankesa. Kur degjoj kete Ibrahimi vendos te largohet duke i lene kete keshill djalit: “Kur te kthehet burri, dergoj selamet dhe thuj qe ta nderroje pragun e shtepise.” Pasi u kthye ne shtepi Ismaili pyet bashkeshorten nese ka ndonje te re, ajo i thote; Po, sot te ka kerkuar nje plak (dhe ben pershkrimin e tij). Ismaili e kuptoj qe vizitori ishte babai i tij. Ismaili a.s. pyet: A la ndonje porosi? Bashkeshortja tha: Po, me tha : Jepi selamet e mija dhe thuaj qe te nderrosh pragun e shtepise. Ai ka qene babai im, me ka urdheruar qe te te leshoj (per shkak te ankesave, e pakenaqesive te vazhdushme qe ke) dhe keshtu beri.
Me vone Ismaili a.s. martohet perseri. Dhe perservi shkon per vizit Ibrahimi a.s dhe perseri nuk e gjen ne shtepi Ismailin a.s. dhe kur shikon nje grua tjeter i  ben perseri te njejtat pyetje, por kjo grua ndryshe nga ajo tjetra tha: “Punet i kemi mir . Allahu na ka dhene cdo te mire.” Ibrahimi a.s. e pyet: Me cfare ushqeheni? Ajo i thote: Me mish. Po me pi?Me uj tha. Me pas Ibrahimi a.s. u lut per ta duke thene:
O Zoti im! Jepu bereqet ! ” Para se te lergohej Ibrahimi a.s. i thote zonjes se shtepise: Kur te vije burri dergoj selamet e mija dhe thuaj  ta perforcoje pragun e shtepise. Kthehet ne shtepi Ismaili a.s. dhe pyet bashkeshorte. Ajo i thote ka qene nje plak keshtu keshtu, dhe me ka bere keto pyetja edhe une i thash qe jemi mir (Duke i permende pergjigjet mesiperme) Ismaili e pyet: A te tha ndonje gje tjeter?Po tha ajo; tha: “Dergoj selamet e mija burrit dhe thuaj te perforcoje pragun e shtepise.” Ismaili tha: Paska qene babai im dhe ti je pragu , ai me ka urdheruar qe te mbaje .

Pergatiti

Myftiu i Pukes

Gezim Kopani , Myfti i Pukes 

02.08.2017

_______________
1. Tregohet se ne viziten e pare qe Ibrahimi ktheht ti bej Haxheres dhe Ismailit a.s. u habit jasht mase kur shikoj qe lugina ne te cilen kishte lene familjen e tij tashme ishte gjalleruar me njerez dhe shtepi te ndryshme. Perball ketij fakti Ibrahimi a.s. falenderoj Zotin per pranimin e lutjes qe ai beri pasi u largua nga ata duke then: “… Zoti im! Furnizoi ata me fruta…” (Ibrahim 38-39)
3. Shpalljet hyjnore jane ne disa lloje nje prej tyre disa te Derguarve ju ka ardhur edhe nepermjet endrres.
4. Es safat; 102
5. Edhe sot Haxhiler gjuajne me 7 gure kur realizojne Haxhin.
6. Gjate kesaj kohe Ismaili a.s. ka thene Shahadetin.
7. Ka disa te cilet shpjegojene qe ndermjet thikes dhe qafes Allahu xh.sh kishte vendosur nje penges qe te mos e lejonte prerjen e qafes.
8. Es Safat; 103
9. Ky ka qene nje dash me lesh te bardh dhe me sy te zi i cili ka pasur brire shume te medhenj dhe qe ishin te lidhur per nje dru ne kodren Thebir (vendi po zhvillohej ngjarja)
10. Disa transmetime te tjera kemi se : Allahu xh.sh kishte urdheruar dyzet vjet para se te ndodh ngjarja e Ibrahimit a.s. me te birin Ismailin vendosjen e ketij dashi ne xhennetin e tij. Aty ai ka kullotur. Ku Xhebraili e ka marr dashin tregohet se eshte paraqitur tek Ibrahimi a.s. duke blegeruar (Ibni Abasi)
11. Shiko suren Haxh; 34
12. Kjo erë tregohet se quhej El Haxhuxh e cila kishte dy ane. Qabja eshte e ndertuar ne vendim me te sigurt ne bote. Allahu xh.sh thote: “A nuk e kane verejtur ata se Ne e kemi bere vendin e shenjte Meken te sigurt...” (El Ankebute; 67) po ashtu lexo ajetin 57 te sures Kasas.
13. Mekami Ibrahim ; Aty ndodhen gjurmet e kembeve te profetit Ibrahim a.s.

Leave a Reply