Fjala pershendetese e Zv/Sekretarit te BIK-uk gjate iftarit ne qytetin e Pukes

Fjala pershendetese e  Zv/Sekretari i Bashkesise Islame te Kosoves Rexhep Luma i cili ne fjalen e tij tha:

I nderuar Myfti i Pukes Gezim Kopani! Te nderuar te pranishem, zonja dhe zoteri ne kete iftar te perbashket te shtruar nga Myftinia Puke e qe eshte mbeshtetur nga Kryesia e Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves. Tashme ky aktivitet i iftarit eshte  shnderruar ne iftar tradicional per besimtaret e Pukes me rrethine.  Se pari lusim Allahun e Madheruar qe agjerimin tone te diteve te kaluara te sodit dhe te diteve te mbetura te na kete pranuar. Te nderuar te pranishem ne kete iftar, Ju pershendesim ne emer te Kryesise se BIK, dhe ne emer te tim dhe te bashkepunetoreve qe me shoqerojne si dhe kam nderin t’ju  percjellim pershendetjen dhe selamet e Myftiut te Bashkesise Islame te Kosoves  Naim ef. Ternava i cili ka nje kujdes te vecante ndaj Pukes duke perkrah e mbeshtetur aktivitet e myftinise tuaj. Pa dyshim, nje prej begative te Ramazanit  eshte edhe dhenia apo shtrimi i iftareve  te perbashketa, andaj, nisur nga ky parim Kryesia e BIK-ut sikurse  vitet e kaluar, ashtu edhe kete vit ka mbeshtetur kete iftar te perbashket me te vetmin qellim qe te jemi se bashku rreth sofres se iftarit. Bashkepunim tone, pra te Kryesise se BIK-ut dhe Myftinise Puke e ka filluar Myftiu i juaj i nderuar dhe ish-drejtori i financiar i Kryesise se BIK-ut Kasim ef. Gerguri, i cili kishte nje emocion te vecante per kete treve. Jam i bindur  qe ju mbani men qendrimin e tij tek ju, ai tani eshte per rahmet, andaj per shpirt te kendojme nga nje elham. Krejt ne fund, me lejoni te them qe mbeshtetja dhe bashkepunimi yne do te vazhdoje edhe ne te ardhmen sepse kete e kemi obligim nga i Madhi Zot qe te jemi sa me afer njeri tjetrit. Duke ju pershendetur ju deshiroj iftar te mire dhe agjeim te pranueshem.”

Puke; 27.5.2019

Leave a Reply