Myftiu i Pukes priti ne takim nje perfaqesues te Fondit Shqiptare te Zhvillimit

20190528_122705

Gjate dites se sotme, 28.05.2019 Myftiu i Pukes Gezim Kopani priti ne nje takim Xhem Neçi menaxheri i kontrates se projektit “Rikualifikimi Urban ne Qytetin e Pukes” ku nje pjese e ketij projekti kalon nga xhamia e re e qytetit Puke.

Myftiu i Pukes Gezim Kopani pasi falenderoj perfaqesuesin e Fondit Shqiptar i Zhvillimit i shprehu nder te tjera:

Ne vitin 2018 Komuniteti Mysliman – Myftinia Puke ka dhene nje siperfaqe toke per kalimin e rruges auto prane xhamise Puke, mirepo pasi kishim mbyllur cdo gje, kete vit (2019) na vine kerkesa te reja per marrje perseri sipefaqe toke tek xhamia e Pukes. Ne keto kushte Myftinia Puke e shikon totalisht te pa arsyshme, madje cenim te teritorit te xhamise , pasi ne si Komunitet Mysliman-Myftinia Puke ne emer te dobise  per qytetaret pukjane kemi dhene nje siperfaqe prej 202.6 m2  dhe cdo kerkese per marrje toke shtese , eshte e papranueshme...”

Menaxheri i kontrates Xhem Neçi ne fjalen e tij tha: “…Respektojme qendrimin tuaj si dhe vlersojme aktin e Myftinise Puke per token e dhene pasi ky akt eshte ne sherbim te qytetarve. Ndersa sa i perket kerkeses se re qe u ka ardhur ju sqarojme se; institucioni jone eshte i pavarur dhe nuk ka lidhje me kerkesen e ardhur pran Myftinise Puke, por shqetesimin tuaj do i kalohet institucionit tone ne qender…”

 

Leave a Reply