Myftinia Puke sebashku me BKI Kosove shtron iftare ne qytetin e Pukes

Myftinia Puke me mbeshtetjen e Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves ka organizuar shtrimin e iftarit ne qytetin e Pukes. Te pranishem ne kete iftar ishte Myftiu i Pukes Gezim Kopani si dhe perfaqesuesit e BIK-ut te kryesurar nga:  Rexhep Luma Zv/Sekretar i BIK-ut, Ramadan Shkodra drejtor i Kultures dhe Veprimtarise Botuese, Bahri Sejdiu imam ne Xhamin e madhe te Prishtines, dhe Agim Gashi Pergjegjes i literatures pran BIK si dhe antar te Keshillit te Myftinise Puket etj.

Ne fund te iftarit ne fjalen e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani nder te tjera tha: “…Falenderoj delegacionin e BIK-ut te ardhur enksa ne qytetin e Pukes si dhe Myftiun e Bashkesise Islame te Kosoves Naim ef. Ternava i cili sebashku me bashkepuntoret e tij mundesuan shtrimin e ketij iftari ne qytetin e Pukes i cili po kthehet ne tradite per kete qytet. Muaji ramazan eshte muaj i solidaritetit dhe bashkepunimin, andaj falenderoj vellezerit Kosovar per mbeshtetjen ndaj Myftinise Puke dhe te gjitha atyre qe jane bere shkaktar per mundesimin e shtrimit te ketij iftari

Ndersa ne emer te BIK-ut foli Zv/Sekretari i Bashkesise Islame te Kosoves Rexhep Luma i cili ne fjalen e tij tha:

I nderuar Myfti i Pukes Gezim Kopani! Te nderuar te pranishem, zonja dhe zoteri ne kete iftar te perbashket te shtruar nga Myftinia Puke e qe eshte mbeshtetur nga Kryesia e Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves. Tashme ky aktivitet i iftarit eshte  shnderruar ne iftar tradicional per besimtaret e Pukes me rrethine. Te nderuar te pranishem ne kete iftar, Ju pershendesim ne emer te Kryesise se BIK, dhe ne emer te tim dhe te bashkepunetoreve qe me shoqerojne si dhe kam nderin t’ju  percjellim pershendetjen dhe selamet e Myftiut te Bashkesise Islame te Kosoves  Naim ef. Ternava i cili ka nje kujdes te vecante ndaj Pukes duke perkrah e mbeshtetur aktivitet e myftinise tuaj…”

Ne fund iftari u mbyll me nje kumtese e mbajtur nga imam Bahri Sejdiu i cili foli mbi vleren e dhjete netet e fundit te muajit Ramazan dhe nates se bekuar te Kadrit.

Puke; 27 maj 2019

20190527_204055 20190527_204147 20190527_204849 if

Leave a Reply