Qe ne oret e para te mengjesit qindra besimtare jane drejtuar xhamiave per te kryer faljen e namazit te Fiter Bajramit.
Edhe kete vit Xhamia e qytetit te Pukes u mbush me besimtare per te kryer faljen e namazit te Bajramit. Ceremonia e festes ka filluar qe nga ora 04:30 per te vazhduar me faljen e namazit te Fiter Bajramit nga Myftiu i Pukes. Gjate hytbes se mbajtur nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani nder te tjera tha:
“Kjo eshte dite e vecante per te gjithe myslimanet, dhe ne menyre te vecante per ato qe agjeruan Ramazanin dhe ishin te perkushtuar ndaj adhurimeve ndaj Allahut. Allahu xh.sh na ka zgjedhur qe sot te gjithe sebashku te festojme festen e Fiter Bajramit. Kjo eshte feste gezimi dhe bashkimi. Prandaj ju ftoj qe te shkembeni vizita tek njeri tjetri pasi jeta eshte e shkurter. Keto vizita do bej qe te respektojme dhe te duam me shume njeri-tjetrin.”
Edhe gjate ketij Bajrami Myftiu reagoi ne lidhje me aktet terroriste te cilat skan asnje lidhje me fene islame the Myftiu i Pukes Gezim Kopani
05 korrik 2016
Momente nga falja e faljes se Fiter Bajramit (05.07.2016)