Zhvillohet mbledhja e Jashtëzakonshme e Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë

Sot me datë 31 maj 2015 u zhvillua mbledhja e Jashtëzakonshme e Këshillit të Myftinisë së rrethit të Pukë me këtë rend dite:

Gjate mbledhjes se Keshillit te Myftinise Puke. 31.5.2015
Gjate mbledhjes se Keshillit te Myftinise Puke. 31.5.2015
  1. Shqyrtimi i shqetësimit të xhematit të xhamisë Pukë.

Me kërkesë të një grup Këshilltarësh të Myftinisë së rrethit Pukë u zhvillua sot mbledhja e Jashtëzakonshme e Këshillit të Myftinisë Pukë, ku moren pjesë: Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i cili drejtoi mbledhjen, Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Ylli Gurra si dhe Antarët e Këshillit të Myftinisë, dhe Kryepleqt e lagjeve të qytetit të Pukës.

Pasi u shqyrtua dhe u diskutua shqetësimi i besimtarëve mysliman,Këshillit të Xhamisë Pukë;  Myftinia Pukë paraqiti shqetësimin e vet drejtuar Kryepleqesisë së lagjeve të qytetit të Pukës. Ndërkohë që shqetësimi është ngritur edhe pranë Bashkisë Pukë. Në këtë kuadër Këshilli  ngriti një grup pune për të ndjekur problemin në rruge institucionale.

Ndësa Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Ylli Gurra premtoj se çeshtja do të ndiqet edhe nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Pukë; 31 maj 2015

Gjate mbledhjes se Keshillit te Myftinise Puke. 31.5.2015
Gjate mbledhjes se Keshillit te Myftinise Puke. 31.5.2015
Gjate mbledhjes se Keshillit te Myftinise Puke. 31.5.2015

Leave a Reply