Pas bllokimit te xhamise se madhe duan te mbyllin edhe Universitetin Bedër

Universiteti Bedër i themeluar tre vjet më parë, si rezultat i një pune shumëvjeçare dhe i një ëndrre të dijetarëve tanë myslimanë shqiptarë, që me themelimin e Medresesë së Naltë më 1924 në Tiranë, 90 vite më parë, plotësoi ciklin më të lartë të sistemit arsimor, themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë pas rënies së komunizmit.
Universiteti Bedër në këto tre vjet është bërë një promotor i vlerave universale, duke qenë shembull i një edukimi akademik ndërkombëtar, që ka tërhequr studentë nga 15 vende të ndryshme të botës, me një staf akademik të përzgjedhur shqiptar dhe të huaj.
Universiteti Bedër sivjet diplomoi 100 studentët e parë nga Shqipëria, trevat shqiptare dhe shumë vende të tjera, ku ndër ta 25 janë teologët e parë në Shkencat Islame, të cilët do t’i shërbejnë shoqërisë shqiptare.
Universiteti Bedër, duhej dhe duhet vlerësuar ndryshe nga qeveria dhe shteti shqiptar.

Leave a Reply